Spring naar inhoud
Urgjencë

Mbështetje për Shërbimet Greke të Emergjencës dhe Shpëtimit

Pajisjet bashkëkohore janë çelësi i sigurisë për punonjësit e shpëtimit, po ashtu për njerëzit në rrezik që ata ndihmojnë. TAP-i është mbështetës krenar i Shërbimeve Greke të Emergjencës dhe Shpëtimit. Ndër vite, TAP-i ka dhuruar pothuajse 100,000€ për pajisje, për Shërbimin e Mbrojtjes Civile në Evros, për Ekipet Vullnetare të Reagimit ndaj Fatkeqësive në Kastoria, për Shërbimin Zjarrfikës në Maqedoninë Qendrore, dhe për Ekipin Grek të Shpëtimit.

~ €100,000 investim

TAP-i është mbështetës krenar i Shërbimeve Greke të Emergjencës dhe Shpëtimit. Ndër vite, TAP-i ka dhuruar pothuajse 100,000€ për pajisje dhe mënyra të tjera mbështetjeje për:

  • Shërbimin e Mbrojtjes Civile në Evros. TAP-i dhuroi kuti me mjete dhe pajisje për mbrojtjen personale në raste emergjence (PMP), gjithashtu edhe një dron të telekomanduar për të lehtësuar kërkimet në vendet e paaksesueshme.
  • Ekipin Vullnetar të Reagimit ndaj Fatkeqësive (ETAK) në Kastoria. TAP-i dhuroi kuti me mjete dhe pajisje të emergjencës dhe shpëtimit, duke përfshirë tenda, aparate radiomarrëse, uniforma, barela, defribilatorë, gjeneratorë dhe litarë.
  • Shërbimin Zjarrfikës në Maqedoninë Qendrore. TAP-i dhuroi 59,000€ për pajisje të posaçme, si edhe për mirëmbajtjen dhe restaurimin e plotë të kapacitetit operacional të flotës së zjarrfikësve në Prefekturën e Maqedonisë Qendrore. TAP-i mori Çmimin e Nderit, për kontributin e dhënë. 
  • Ekipin Grek të Shpëtimit. TAP-i dhuroi kuti me mjete dhe pajisje edhe për degën në Kavala të kësaj OJQ-je me seli në Selanik, që ka kryer misione vullnetare të kërkim-shpëtimit, që prej vitit 1978.

Pajisjet bashkëkohore janë çelësi i sigurisë për punonjësit e shpëtimit, si edhe për njerëzit në rrezik.

ΕΚΔΗΛΩΣΗ ΤΗΣ ΠΥΡΟΣΒΕΣΤΙΚΗΣ ΓΙΑ ΤΑΡ ΚΑΙ ΠΚΜ