Spring naar inhoud
Urgjencë

Procesi i prenotimit të kapacitetit

Si prenotohet kapaciteti me drejtim përpara

Kapaciteti i sigurt me drejtim përpara ofrohet në mënyrë të paravur, në çdo pikë interkonjeksioni. Palët e regjistruara duhet të prenotojnë kapacitet të sigurt me drejtim përpara veçmas në pikën/pikat e kërkuar/a të hyrjes dhe/ose daljes së Gazsjellësit. 

Në varësi të kapacitetit të disponueshëm, TAP-i ofron produkte të kapacitetit të sigurt me drejtim përpara në çdo pikë interkonjeksioni, sipas rendit të përparësisë më poshtë:

Kapacitet të sigurt vjetor me drejtim përpara për secilin nga 15 vitet e ardhshme të gazit në ankande vjetore.

kapacitet të sigurt tremujor me drejtim përpara për secilin tremujor gazi në të njëjtin vit të gazit në ankande tremujore. 

kapacitet të sigurt mujor me drejtim përpara për muajin e ardhshëm të gazit në ankande mujore.

kapacitet të sigurt ditor me drejtim përpara të ditës në avancë në ankande ditore. 

Kapaciteti i ndërprerë me drejtim përpara ofrohet vetëm si kapacitet i ndërprerë i ditës në avancë me drejtim përpara. Ai ofrohet vetëm nëse i gjithë kapaciteti i disponueshëm për kapacitet të sigurt me drejtim përpara është prenotuar plotësisht për atë pikë interkonjeksioni dhe për atë ditë.

Përveç se në Kipoi, për sa kohë ka kapacitet të disponueshëm në të dy anët e pikës së interkonjeksionit, kapacitetit do të ofrohet si i lidhur. Çdo produkt kapaciteti me drejtim përpara ofrohet në një ankand të vetëm në platformën PRISMA të prenotimit të kapacitetit. 

Si prenotohet kapaciteti tregtar në drejtim të kundërt

Kapaciteti tregtar në drejtim të kundërt duhet të prenotohet si kombinim i kapaciteteve të barabarta në një pikë hyrje dhe një pikë dalje të një rruge tregtare në drejtim të kundërt. Ankandet zhvillohen për rrugët tregtare në drejtim të kundërt, që janë përcaktuar në Shtojcën 2 të Kodit të Rrjetit të TAP-it.

TAP-i ofron produkte kapaciteti të drejtimit të kundërt sipas rendit të mëposhtëm të përparësisë, nëse ka kapacitet të mbetur të disponueshëm të mjaftueshëm në të dy pikat e interkonjeksionit që formojnë segmentin me drejtim të kundërt:

kapacitet vjetor tregtar me drejtim të kundërt për secilin nga 15 vitet e ardhshme të gazit në ankande vjetore 

kapacitet tregtar tremujor me drejtim të kundërt për secilin tremujor gazi në të njëjtin vit të gazit në ankande tremujore 

kapacitet tregtar mujor me drejtim të kundërt për muajin e ardhshëm të gazit në ankande mujore 

kapacitet tregtar ditor me drejtim të kundërt të ditës në avancë në ankande ditore. 

Kapaciteti tregtar në rrjedhën e kundërt është një produkt i ndërprerë, në përputhje me Shtojcën 12.4 të Kodit të Rrjetit të TAP-it. 

Kapaciteti tregtar në rrjedhën e kundërt ofrohet në ankand në platformën PRISMA të prenotimit të kapacitetit. 

Lidhja

Përveç se në Kipoi, kapaciteti në drejtimin përpara ofrohet si kapacitet i lidhur në të gjitha rastet e mundshme, duke kombinuar të gjithë kapacitetin e disponueshëm në të dy anët e pikës së interkonjeksionit. Nëse sasia e një produkti të caktuar kapaciteti për kapacitet të sigurt me drejtim përpara që ofrohet nga TAP-i në një pikë interkonjeksioni është e ndryshme nga sasia e kapacitetit që ofrohet nga një OST fqinje për të produkt kapaciteti me të njëjtin standard, si kapacitet i lidhur do të ofrohet sasia më e vogël midis tyre, ndërsa kapaciteti i mbetur do të ofrohet si kapacitet i palidhur.

Ankandet e kapacitetit

Përpara hapjes së çdo ankandi TAP-i përllogarit dhe publikon, në përputhje me afatet e përcaktuara në Rregulloren e Komisionit (BE) 2017/459 (Kodi i Rrjetit CAM), sasinë e kapacitetit të disponueshëm për periudhën e ankandit në fjalë për çdo pikë interkonjeksioni dhe drejtim rrjedhe.

Ankandet për kapacitetin e disponueshëm për kapacitet të sigurt me drejtim përpara dhe kapacitet tregtar në rrjedhë të kundërt (përjashtuar kapacitetin e sigurt ditor me drejtim përpara dhe kapacitetin tregtar ditor me drejtim të kundërt) përdorin një algoritëm ankandi me orë në rritje, siç përcaktohet në Rregulloren e Komisionit (BE) 2017/459 (Kodi i Rrjetit CAM).

Ankandet për kapacitetin e sigurt ditor me drejtim përpara, kapacitetin tregtar ditor me drejtim të kundërt dhe kapacitetin e ndërprerë të ditës në avancë me drejtim përpara përdorin një algoritëm ankandi me çmim uniformë, siç përcaktohet në Rregulloren e Komisionit (BE) 2017/459 (Kodi i Rrjetit CAM).

TAP-i do të pranojë vetëm oferta, shuma e të cilave mbulohet nga krediti i disponueshëm i palës së regjistruar.  

Ankandet konkurruese

TAP-i duhet të marrë në konsideratë kufizimet teknike kur ofron kapacitet të sigurt dhe tregtar në drejtim të kundërt në pikat e interkonjeksionit. Kur kapaciteti i disponueshëm në një pikë nuk mund të shpërndahet pa pakësuar kapacitetin e disponueshëm në një pikë tjetër të rrjetit, TAP-i do ta tregtojë këtë kapacitet përmes ankandeve konkurruese.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi referojuni procedurës së ankandeve konkurruese.

Rezultatet e ankandit

Rezultatet e ankandit do të publikohen nga PRISMA pas mbylljes së çdo raundi ofertash, sipas afateve përkatëse. Palët e regjistruara do të njoftohen individualisht nga PRISMA lidhur me kapacitetin e rezervuar që kanë prenotuar në ankandin përkatës. TAP-i do të mundësojë informacion të përmbledhur për rezultatet e ankandit, duke e publikuar këtë informacion në faqen tonë, në pjesën publike të platformës së të dhënave elektronike (EDP).

Platforma e Rezervimit të Kapaciteteve Prisma

PRISMA është platforma e perbashkët e Operatorëve kryesorë Europianë të Sistemit të Transmetimit.

Lexo më shumë