Spring naar inhoud
Urgjencë

Cilësia për TAP

Për TAP-in, cilësi do të thotë ofrimi i shërbimeve në kohë dhe në mënyrë efikase dhe të besueshme për transportin e pandërprerë të gazit natyror drejt Evropës.

Ne përpiqemi të përmirësojmë vazhdimisht proceset tona, duke vënë në punë standardet e larta ndërkombëtare dhe praktikat më të mira për të rritur në maksimum vlerën për aksionarët tanë, punonjësit dhe për të gjithë palët e tjera të interesit.

Projektimi i gazsjellësit bazohet në standardet e njohura kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë dhe në praktikën më të mirë të industrisë. 

TAP ka një Sistem të integruar për Menaxhimin QHSE në përputhje me ISO 9001, ISO 45001 dhe ISO 14001, për të modernizuar proceset dhe për të reduktuar dublikimet e përpjekjeve, duke krijuar një efikasitet më të lartë dhe rritje të performancës së Sistemit të Menaxhimit të QHSE. Objekti i çertifikimit mbulon Shërbimet e Korporatave, Shërbimet Komerciale, Transportin e Gazit (metering dhe dispatching) dhe Mirëmbajtjen, dhe Aktivitetet për Integritetin e Aseteve.

Për të rritur efikasitetin, TAP aplikon një metodë që bazohet në procese, për të riorganizuar punën dhe për të optimizuar operacionet. Kjo qasje i mundëson kompanisë të përshtatet shpejt me ndryshimet, të identifikojë dhe të menaxhojë rreziqet në çdo fazë të një procesi, dhe të minimizojë ndikimin e ndërprerjeve të mundshme, duke siguruar vijimësinë e aktivitetit operacional.

Për t'u siguruar që TAP të mbetet në udhën drejt arritjes së objektivave operacionale të biznesit, performanca e Sistemit të Menaxhimit të QHSE vlerësohet kundrejt objektivave vjetore për të identifikuar mundësitë për përmirësim, ndërsa vendos dhe shqyrton rregullisht treguesit kryesorë të performancës (KPIs).

Auditimet e QHSE-së janë një mjet i rëndësishëm për TAP-in për të vlerësuar përputhjen e tij me standardet e industrisë, rregulloret dhe procedurat e brendshme. Duke aplikuar një plan të efektshëm auditimi të QHSE- së, TAP identifikon fushat ku proceset mund të përmirësohen, duke sjellë  një efikasitet më të madh dhe në reduktimin e mbeturinave.

Ndërtimi i tubacionit

Ndërtimi i Gazsjellësit Trans Adriatik ka përfshirë planifikim tejet të kujdesshëm, standardet më të larta të cilësisë, inxhinieri të rangut botëror dhe angazhim të fuqishëm për të mbrojtur mjedisin dhe komunitetet që jetojnë pranë gazsjellësit. TAP-i është 877 kilometra i gjatë: 773 kilometra në pjesën tokësore dhe 105 kilometra në pjesën detare.
Lexo më shumë