Spring naar inhoud
Urgjencë

Detyrimet e përdorimit

Krahas tarifës, transportuesit paguajnë tarifa përdorimi. Tarifat e përdorimit pasqyrojnë kostot e realizuara nga Gazsjellësi Trans Adriatik për sigurimin e gazit për nevoja operacionale (fuel gas) që nuk përllogaritet, energji elektrike dhe kostot e lidhura me përmbushjen e Rregullores (BE) 2024/1787 (Rregullorja e BE-së për Metanin).

Detyrimet e përdorimit të TAP-it bazohen në sasitë e alokuara të secilit transportues dhe faturohen në përputhje me dispozitat e Kodit të Rrjetit të TAP-it.

Konsumi i gazit për karburant

Çdo transportues me kapacitet me drejtim përpara i paguan TAP-it një vlerë për gazin për karburant të përdorur nga TAP-i, për çdo muaj gazi gjatë së cilit transportuesi ka sasi të alokuara për kapacitet me drejtim përpara.   

Detyrimet për gazin për karburant të secilit transportues bazohen në konsumin e përgjithshëm të gazit për karburant nga ana e TAP-it dhe përcaktohen në përputhje me koston e TAP-it për gaz dhe konsumin në impiantet me gaz për karburant që lidhen me pikat e interkonjeksionit, për të cilat transportuesi ka alokuar kapacitet.   

Transportuesit nuk do të kenë detyrime për konsumin e gazit për karburant për kapacitetin tregtar me drejtim të kundërt. 

Të dhënat e regjistruara të përdorimit të gazit për karburant në impiantet që përdorin gaz për karburant për secilën ditë gazi dhe sasitë e matura të gazit për karburant të përdorura në secilin impiant që përdorin gaz për karburant janë të disponueshme në Platformën e të Dhënave Elektronike të TAP-it në fund të çdo muaji gazi.   

Neni 14 i Kodit të Rrjetit të TAP-it jep detaje për përllogaritjen e konsumit të gazit për karburant dhe detyrimet për secilin transportues.

Gazi i pallogaritur

Transportuesit do të faturohen për gazin e pallogaritur (UFG) për ata muaj gazi në të cilët ata kanë sasi të alokuara.

UFG-ja përfaqëson humbjet e TAP-it dhe pasaktësitë në matje dhe vlerën pozitive ose negative të faturuar transportuesve. Ajo përcaktohet nga kosto e gazit e TAP-it.

Neni 16 i Kodit të Rrjetit të TAP-it detajon më tej se si përllogaritet UFG-ja dhe se si ajo i alokohet çdo transportuesi. 

Kostoja e energjisë elektrike

Transportuesit kanë detyrimin e pagesës së një kostoje për energji elektrike si pjesë të pagesës mujore në kuadër të secilës Marrëveshje të Transportit të Gazit.   

Vlerësimi më i mirë i TAP -it për kostot dhe shpenzimet totale (përfshirë taksat) që priten të realizohen në secilin muaj gazi deri në fund të vitit të gazit 2026/2027 në lidhje me blerjen dhe prodhimin e energjisë elektrike është 130,000 EUR. 

Çdo vit, TAP-i do të rakordojë përllogaritjet e kostos së energjisë elektrike me kostot faktike të energjisë elektrike për secilin transportues dhe do të përfshijë shumën përkatëse në pasqyrën vjetore të transportuesit.

Neni 15 i Kodit të Rrjetit të TAP-it detajon më tej se si përllogariten kostot e energjisë elektrike dhe se si ato i alokohen çdo transportuesi. 

Prokurimet që lidhen me detyrimet e përdorimit

TAP-i ka blerë sasi gazi që korrespondojnë me konsumin e gazit për karburant, si dhe UFG-në negative, bazuar në procedurën e përshkruar në seksionin 14.1 (b) të Kodit të Rrjetit të TAP-it.

Për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike, ofruesit e këtij shërbimi, që janë përzgjedhur sipas procedurave të tregut të lirë gjatë fazës së ndërtimit të projektit, kanë vazhduar të ofrojnë shërbimin e tyre edhe gjatë periudhës fillestare të operimit të TAP-it. Aty ku tregjet vendase dhe kushtet kontraktuale e lejojnë, TAP synon të prokurojë energji elektrike përmes një procesi tenderimi konkurrues. Një proces tenderimi për konsumin e TAP-it në Greqi u mbyll në vitin 2022. Procedura për tenderët e ardhshëm për blerjen e energjisë elektrike do të publikohet në afatin e duhur.

Kostot e mbartura nga TAP për përmbushjen e kërkesave të Rregullores (BE) 2024/1787

Çdo kosto dhe shpenzim i gjeneruar nga TAP për të përmbushur kërkesat e Rregullores (BE) 2024/1787 (dhe çdo akt ligjor zëvendësues ose të ngjashëm të zbatueshëm për TAP-in në lidhje me reduktimin e emetimeve të metanit) u faturohet sërish Tansportuesve (Shippers) sipas procedurës së përshkruar në Seksionin 16.6 të Kodit të Rrjetit të TAP-it.

Këto kosto do të alokohen mbi bazën e Sasive të Alokuara për të gjithë Transportuesit e TAP-it që zotërojnë Kapacitet në Drejtimi Përpara (Forward Capacity) dhe Kapacitet Tregtar në kah të Kundërt (Commercial Reverse Capacity), në lidhje me shumën e vlerave absolute të Sasive të Alokuara të secilit Transportues në të gjitha pikat e Interkonjeksionit për çdo vit kalendarik dhe në përpjesëtim me shumën e vlerave absolute të Sasive të Alokuara të të gjithë Transportuesve në të gjitha pikat e interkonjeksionit për çdo vit kalendarik.

TAP -i do t'i përfshijë kostot e plota lidhur me MER (Rregulloren për Emetimet e Metanit) të mbartura në çdo vit kalendarik si pjesë e procesit të rakordimit që do të përfshihet në Deklaratën Vjetore pasuese, pas përfundimit të atij viti kalendarik.