Testimet e tregut 2019
Gazsjellësi Trans Adriatik ofron kapacitet afatgjatë të sigurt në drejtim përpara (kapacitet në rritje), përmes një procesi të hapur, transparent dhe jo diskriminues për testimin e tregut.
Testimi i tregut 2019 ka përfunduar dhe nuk është dorëzuar asnjë ofertë detyruese. Palët e interesuara ftohen të ndjekin procesin e Testimit të Tregut 2021, i cili ka filluar në 12 korrik 2021. Të gjitha informacionet përkatëse mund t'i gjeni këtu.
Testimet e tregut kryhen të paktën njëherë në dy vjet, pas fillimit të funksionimit të TAP-it. TAP-i kreu një proces të testimit të tregut në vitin 2019 për të vlerësuar interesin e tregut. Ai ishte strukturuar në dy faza:
- faza e parë - jo detyruese
- faza e dytë - detyruese.
2019 Testimet e tregut
-
Faza e parë - jo detyruese
Më 1 korrik 2019, TAP-i ftoi palët e interesit dhe palët e interesuara të marrin pjesë në fazën jo detyruese të testimit të tregut, duke kërkuar dokumentacion specifik brenda afateve të strukturuara. Linqet për këtë informacion, si dhe kodi i rrjetit për mekanizmin e alokimit të kapacitetit dhe procedurat e kapacitetit në rritje të Snam Rete Gas dhe DESFA, janë të disponueshme më poshtë.
Pas mbylljes së fazës së vlerësimit të kërkesës në tetor të vitit 2019, TAP-i hartoi një Raport të Vlerësimit të Kërkesës, që është gjithashtu i disponueshëm më poshtë.
Më 20 janar 2020, TAP-i, SRG dhe DESFA hapën një fazë konsultimi publik për projektin e propozuar, në përputhje me dispozitat e Nenit 27 të Rregullores së Komisionit (BE) 2017/459 (Kodi i Rrjetit CAM), dhe sipas udhëzimeve të testimit të tregut të vitit 2019 të TAP-it. Konsultimi i përbashkët publik u mbyll më 21 shkurt 2020. Detajet e këtij konsultimi të përbashkët publik për projektin e propozuar jepen më poshtë.
-
Faza e dytë - detyruese
Faza detyruese e testimit të tregut të TAP, filloi në 17 maj, 2021, me hapjen e një faze informuese dy mujore, e cila vijoi me hapjen e një faze detyruese të ofertimit, në 17 korrik 2021. Faza detyruese drejtohet në koordinim të ngushtë me Snam Rete Gas dhe DESFA.
Detajet në lidhje me nivelet e ofertave dhe rregullat tregtare që aplikohen në fazën detyruese janë përfshirë në Projekt Propozimin e TAP, SRG dhe DESFA, të aprovuar nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare në Greqi, Shqipëri dhe Itali. (të disponueshme më poshtë):
Për të marrë pjesë në fazen e ofertimit detyres të TAP, TAP i sjell në vëmendje palëve të interesuara, të njihen edhe me:
- Njoftimin e Përbashkët të TAP, SRG dhe DESFA
- Njoftimin e TAP për Fazën Detyruese
- Dokumentacionin mbështetës
Të gjitha informacionet dhe dokumentacionet përkatëse të TAP janë publikuar më poshtë, nën seksionin "Faza e dytë - shkarkime”.
Për dorëzimin e ofertave në pikat e interkoneksionit IP Melendugno dhe IP Nea Mesimvria,ne inkurajojmë palët e interesuara të konsultojnë faqet zyrtare dhe kriteret përkatëse të Snam Rete Gas dhe DESFA.