Gazsjellësi Trans Adriatik nis Testimin e Tregut 2021
Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka nisur testimin e ri të tregut për t‘i dhënë mundësi transportuesve të gazit natyror të shprehin interesin e tyre, dhe në një fazë të mëvonshme të mund të sigurojnë akses në kapacitetet e reja dhe afatgjata të TAP, duke mundësuar kështu zgjerimin e kapacitetit të gazsjellësit në të ardhmen.
Testimi i tregut do të kryhet në dy faza kryesore: faza jo-detyruese, që nis në datën 12 korrik 2021, e ndjekur nga faza detyruese, që pritet të nisë në verën e vitit 2022 ose disi më vonë.
Luca Schieppati, Drejtori Menaxhues i TAP, u shpreh: “përafërsisht 6 muaj që prej fillimit të kalimit të gazit nayror nëpërmjet TAP, 3 miliardë metra kub gaz natyror janë transportuar në Evropë. Teksa kapaciteti aktual i gazsjellësit është afërsisht 10 miliardë metër kub gaz natyror në vit, TAP ka mundësi të zgjerojë këtë kapacitet në disa faza, deri në dyfishim të kapacitetit fillestar. Kjo do të thotë që burime gazi shtesë, do të mberrijnë në tregjet Evropiane, duke mbështetur kështu kalimin drejt rritjes së përdorimit të burimeve energjetike më të pastra, veçanërisht në Evropën Lindore.”
Marija Savova, Drejtore e Shitjes në TAP, shtoi: “Testimi i Tregut 2021 ofron një mundësi për transportuesit të shfaqin interes në kapacitete të ardhshme, si pjesë e një zgjerimi të TAP. Ne gjithashtu ofrojmë mundësinë për të kërkuar pika të reja dalje të gazit përgjatë gjurmës së TAP. Ne mirëpresim shprehje interesi jo-detyruese deri më 6 shtator 2021. Deri atëherë, TAP do të ketë publikuar rezultatin e fazës detyruese të testimit të tregut 2019".
Testimi i tregut kryhet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në Udhëzuesin e Gazsjellësit Trans Adriatik për Testimin e Tregut të vitit 2021, miratuar nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare të Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë.
Aktorët dhe palët e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në fazën jo-detyruese të vlerësimit të tregut duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në adresën market.test@tap-ag.com. Për më shumë informacion ju lutem klikoni këtu
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të ardhshem Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.
Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.
Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline
Kontakt për Media në anglisht: media@tap-ag.com