TAP përforcon furnizimin me gaz natyror në Evropë
Baar, Zvicër. Me rastin e takimit të 12-të Ministror të Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka kënaqësinë të rikonfirmojë operimin e plotë të nivelit të parë të zgjerimit të kapacitetetit, me 1.2 miliardë metra kub në vit kapacitet afatgjatë në rritje graduale të rezervuar, të aktivizuar gjatë Testimit të Tregut për vitin 2021.
Për të mundësuar këtë zgjerim, një njësi e re kompresori 15 MW u instalua në stacionin e kompresorëve Kipoi pranë kufirit Greqi-Turqi. Kapaciteti shtesë vjen pesë vjet pasi TAP-i filloi transportin e gazit drejt Evropës në fund të vitit 2020, çka dëshmon besueshmërinë e standarteve më të larta të tubacionit dhe kontributin e tij në rritje në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës, diversifikimin e burimeve dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Luca Schieppati, Drejtori Menaxhues i TAP, theksoi: "Tani që kemi transportuar në mënyrë të sigurt mbi 55 bcm gaz Kaspik në Evropë, jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë dëshmitar edhe i një tjetër kapitulli të suksesshëm në udhëtimin e shkurtër por kuptimplotë të TAP-it. Kjo u bë e mundur në koordinim me autoritetet kompetente dhe falë punës së palodhur dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve, kontraktorëve, furnitorëve të TAP dhe mbështetjes së palëkundur të aksionerëve tanë, ndërsa TAP vazhdon të përforcojë sigurinë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë."
Murad Heydarov, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të TAP-it, shtoi: "Ky nivel i parë i zgjerimit shënon një moment historik me rëndësi jo vetëm për TAP-in, por për të gjithë Korridorin Jugor të Gazit me shtrirje prej 3,500 km. Ky zgjerim riafirmon rolin kyç të Korridorit si një rrugë e besueshme dhe konkurruese që sjell gaz natyror nga Deti Kaspik drejtpërdrejt në Evropë. Roli strategjik i Korridorit për Evropën në tërësi dhe kjo arritje e kapacitetit të zgjeruar në veçanti, janë një dëshmi tjetër e statusit të njohur gjerësisht të Azerbajxhanit si një furnizues i besueshëm pan-evropian i energjisë."
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 877 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë veriore, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
Pikat e daljes së TAP -it në Greqi dhe Itali mundësojnë furnizimin e mëtejshmëm me gaz nga Azerbajxhani të disa tregjeve evropiane. TAP-i gjithashtu lehtëson furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve. TAP bashkohet me Interkonektorin Greqi - Bullgari (IGB), i cili filloi aktivitetin tregtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz Kaspik, duke përforcuar sigurinë e furnizimit me energji edhe në një tjetër shtet Evropian.
Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.
Aksionarët e TAP-it janë: bp (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%), Enagás (20%).
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | https://x.com/tap_pipeline
Kontakt për Media në anglisht: media@tap-ag.com