Aksionarët e TAP-it
Aksionarët e TAP-it tashmë janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%) dhe Enagás (20%).
SOCAR
SOCAR është një kompani e madhe energjetike në Evropë. Edhe pse e fokusuar kryesisht te interesat ekonomike të popullit të Azerbajxhanit, SOCAR është një kompani ndërkombëtare dhe menaxhon një sërë aktivitetesh jashtë vendit. Kompania kryen shumë funksione, ku eksplorimi i fushave të gazit e naftës, prodhimi, përpunimi e transporti i naftës, gazit dhe kondesimi i gazit zënë një vend të rëndësishëm. SOCAR tregton gjitashtu naftë dhe produkte petrokimike si brenda vendit, ashtu edhe në disa tregje ndërkombëtare.
-
Lexo më shumë
Lexoni më pak
Gjatë dekadës së fundit, SOCAR ka shtrirë veprimtarinë e vet në Zvicër, Austri, Rumani, Turqi, Gjeorgji, Ukrainë, Azerbajxhan dhe vende të tjera. SOCAR luan një rol të madh në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të Evropës, si një furnizues i rëndësishëm energjie për Bashkimin Evropian. Si nismëtar i Korridorit Jugor të Gazit, SOCAR është një kontribues madhor në Sigurinë Energjetike të Evropës. Vizioni i tij është të shndërrohet në një kompani të digjitalizuar energjetike, me një përvojë të avancuar në funksionimin efikas e përgjegjësinë sociale dhe mjedisore.
BP
BP është një nga kompanitë prirëse botërore të naftës dhe gazit. Ne i prodhojmë ose i tregtojmë produktet tona në më shumë se 80 shtete, kemi punësuar mbi 85.000 punonjës dhe iu ofrojmë klientëve tanë karburant për transport, energji për ngrohje dhe ndriçim, shërbime me pakicë dhe produkte kimikate të naftës për artikuj që përdoren në jetën e përditshme.
-
Lexo më shumë
Lexoni më pak
Interesat dhe veprimtaritë tona mbulohen nga dy segmente biznesi: Kërkim e prodhim në burim, dhe rafinim e marketing në rrjedhën e poshtme. Veprimtaritë në Burim përfshijnë kërkim të naftës dhe të gazit natyror; zhvillimin e terrenit dhe prodhimin; transportimin e hidrokarbureve, magazinimin dhe përpunimin; tregtimin dhe shitjen e gazit natyror përfshirë gazin natyror të lëngshëm (LNG). Veprimtaritë në rrjedhën e poshtme, përfshijnë furnizimin dhe tregtimin, rafinimin, prodhimin, marketingun dhe transportin e naftës bruto, prodhimeve të naftës dhe kimikateve të naftës. Veprimtaritë në energjinë me karbon të ulët, e përqendruar kryesisht në karburantet biologjike, menaxhohen përmes punës sonë me Energji Alternative.
Snam
Snam është një kompani europiane lider në ndërtimin dhe menaxhimin e integruar të infrastrukturës së gazit natyror. Ajo vepron dhe zhvillon rrjetin më të madh dhe më të aksesueshëm të tubacionit të Evropës (më shumë se 40,000 km), infrastrukturën më të madhe të magazinimit (kapacitet 19 bcm) dhe një nga terminalet e para të LNG të ndërtuara në Europë.
-
Lexo më shumë
Lexoni më pak
Investimet e Snam-it synojnë të lehtësojnë integrimin e rrjetit të Bashkimit Europian të Energjisë dhe të promovojnë gazin natyror si një nga shtyllat kryesore të energjisë mikse, të qëndrueshme.
Me rreth 3,000 punonjës, Snam është aktiv në transportin e gazit natyror, magazinimin dhe procesin e rigazifikimit. Snam gjithashtu operon, nëpërmjet partnerëve në Austri (TAG, GCA), Francë (TIGF) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (Interconnector UK).
Fluxys
Fluxys është një grup tërësisht i pavarur i infrastrukturës së gazit me zyrat qendrore në Belgjikë, me 1,200 punonjës aktivë në transportin dhe depozitimin e gazit, si dhe në përgatitjen e gazit natyror të lëngëzuar për përdorim. Përmes kompanive të saj simotra në të gjithë Evropën, Fluxys menaxhon 8,100 kilometra tubacion dhe terminale të gazit natyror të lëngëzuar, me një kapacitet vjetor rigazifikimi prej 29 billion metër kub.
-
Lexo më shumë
Lexoni më pak
Si një kompani ambicioze, Fluxys së bashku me gjithë palët e saj të interesit kontribuon në një shoqëri më të mirë, duke i dhënë formë një të ardhmeje më të ndritur në fushën e energjisë. Duke ndërtuar asetet unike të infrastrukturës së gazit dhe ekspertizës së saj komerciale dhe teknike, Fluxys është i angazhuar për të akomoduar hidrogjen, biometan dhe transportues të tjerë të energjisë jo-emetues karboni, në të ardhmen.
Enagás
Enagás është Operator i Sistemit të Shpërndarjes (OST) me 50 vite eksperiencë në zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës energjetike. Kompania menaxhon mbi 12,000 km tubacion gazi, tre impiante ku mbahet sasia rezervë, dhe tetë impiante për rigazifikimin. Kompania është e pranishme në tetë shtete: Spanjë, SHBA-të, Meksikë, Peru, Gjermani, Shqipëri, Greqi dhe Itali.
-
Lexo më shumë
Lexoni më pak
Në Spanjë Enagas është Menaxher Teknik i Sistemit të Gazit dhe, sipas Dekretit-Ligjit Mbretëror 8/2023, Enagás mund të operojë si menaxher i përkohshëm i rrjetit të infrastrukturës kryesore të hidrogjenit. Në përputhje me angazhimin e kompanisë për tranzicionin e energjisë, Enagás ka njoftuar objektivin për të neutralizuar emetimet e karbonit deri në vitin 2040, me një angazhim të vendosur për dekarbonizimin dhe incentivimin e gazeve të rinovueshme, veçanërisht të hidrogjenit.