Rishikimet e Kodit të Rrjetit të TAP-it
Në kuadër të angazhimit tonë për transparencë, TAP publikon versionet e rishikuara dhe të përditësuara të Kodit të Rrjetit TAP.
Rishikimet e Kodit të Rrjetit të TAP (korrik - shtator 2025)
Kodi i Rrjetit TAP (TNC) u publikua fillimisht më 10 gusht 2020, me ndryshimet e mëvonshme që hyjnë në fuqi më 12 prill 2022, 1 prill 2023 dhe 2 janar 2025.
Në vitin 2025 TAP zhvilloi një rishikim të mëtejshëm të TNC, duke mundësuar më shumë se një pikë hyrëse fizike në TAP, duke përfshirë një metodologji të amenduar të alokimit të gazit karburant dhe implementimin e një portali për regjistrimit e transportuesve. Një propozim për rishikim që parashikon këto ndryshime u publikua nga TAP për konsultim publik që zgjati 30 ditë dhe u mbyll më 14 prill 2025. Të tre Entet Rregulatore Kombëtare kanë miratuar bashkarisht ndryshimet në Kodin e Rrjetit TAP. (ratifikimi mund të gjendet në këtë link https://www.arera.it/fileadmin/allegati/docs/25/317-2025-R-gas-ANNEX_A.pdf).
Ky Propozim për Rishikim prezanton një sërë ndryshimesh të mëtejshme në versionin e lartpërmendur të Kodit të Rrjetit të TAP-it të prillit 2025, i cili për këtë arsye është dokumenti bazë kundrejt të cilit shfaqen këto ndryshime.
Fokusi i këtij Rishikimi është, brenda kuadrit specifik rregullator të TAP-it, të përcaktojë mekanizmin e alokimit të kostove për kostot që lidhen me:
i. Energjia elektrike e kompresimit; dhe
ii. pajtueshmëria me Rregulloren e Emetimeve të Metanit (MER) (dhe çdo ligj zëvendësues ose të ngjashëm të zbatueshëm për TAP në lidhje me reduktimin e emetimeve të metanit).
Ndryshimet e propozuara, arsyetimi mbështetës dhe afati kohor i parashikuar për zbatimin e ndryshimeve janë përmbledhur në Propozimin për Rishikim.
Në përputhje me nenin 22 të Kodit të Rrjetit TAP, TAP po zhvillon një konsultim publik mbi Propozimin për Rishikim nga data 30 korrik deri më 15 shtator 2025.
Palët e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në konsultimin publik ftohen të paraqesin komentet e tyre duke dërguar Formularin e Përgjigjes të publikuar më poshtë në TAP deri më 15 shtator 2025 ora 23:59 CET në adresën e email public.consultation@tap-ag.com.
Dokumentet përkatëse janë në dispozicion për t'u shkarkuar duke klikuar titujt më poshtë.
Rishikimet e Kodit të Rrjetit të TAP (mars - prill 2025)
Përditësimi më i fundit i TAP-it në Kodin e Rrjetit të tij u publikua në janar 2025.
Fokusi i këtij rishikimi është të përgatitemi për situatën ku mund të kemi më shumë se një pikë hyrëse fizike në TAP, duke qenë se Nea Mesimvria pritet të kthehet në pikë ndërlidhje fizike, me dy drejtime.
Amendimet e propozuara, arsyetimi mbështetës dhe afati kohor i parashikuar për zbatimin e amendimeve janë përmbledhur në një Propozim Rishikimi.
Sipas seksionit 22 të Kodit të Rrjetit të TAP, TAP po zhvillon një konsultim publik mbi Propozim për Rishikim nga data 14 mars deri më 14 prill 2025.
Palët e interesuara që dëshironin të marrin pjesë në konsultimin publik janë të ftuar të paraqesin komentet e tyre duke dërguar Formularin e Përgjigjeve të publikuar më poshtë pranë TAP deri dhe jo më vonë se data 14 prill 2025 23:59 CET, në adresën e e-mail public.consultation@tap-ag.com.
Dokumentacioni përkatëse është në dispozicion për t'u shkarkuar duke klikuar titujt më poshtë.
Rishikimet e Kodit të Rrjetit të TAP (korrik - gusht 2024)
Përditësimi më i fundit i TAP-it në Kodin e Rrjetit të tij u publikua në prill 2023.
Fokusi i këtij Propozimi për Rishikim është përfshirja e një produkti 'Brenda ditës' në TAP.
Amendimet e propozuara, arsyetimi mbështetës dhe një vlerësim paraprak i kuadrit kohor për zbatimin e këtyre amendamenteve janë përmbledhur në një Propozim për Rishikim.
Sipas seksionit 22 të TNC, TAP zhvilloi një konsultim publik mbi Propozim për Rishikim nga data 12 korrik deri më 12 gusht 2024.
Palët e interesuara që dëshironin të marrin pjesë në konsultimin publik u ftuan të dërgojnë komentet e tyre duke dërguar Formularin e Përgjigjeve pranë TAP deri dhe jo më vonë se data 12 gusht 2024 23:59 CET, në adresën e e-mail public.consultation@tap-ag.com.
Rishikimet e Kodit të Rrjetit të TAP (dhjetor 2022 - janar 2023)
TAP-i ka përfshirë disa ndryshime, kryesisht për të përfshirë një metodologji për procedurat e menaxhimit të mbingarkesës, e cila do te jetë e zbatueshme për TAP-in.
Ndryshimet e propozuara, arsyetimi dhe afati kohor i parashikuar për zbatimin e këtyre amendimeve janë përmbledhur në Propozimin përkatës të Rishikimit.
Sipas Seksionit 22 të TNC, ndërmjet datave 20 dhjetor 2022 dhe 31 janarit 2023, TAP kreu një konsultim publik mbi rishikimet e propozuara të TAP Network Code.
Palët e interesuara u ftuan të merrnin pjesë në konsultimin publik dhe të dorëzonin komentet e tyre duke dërguar Formularin e Përgjigjeve pranë TAP deri më dhe jo më vonë se 31 janar 2023, 23:59 CET në adresën e email-it public.consultation@tap-ag.com.
Konsultim Publik mbi Kodin e Rrjetit TAP- Propozim Rishikimi (tetor - nëntor 2021)
Kodi i Rrjetit i TAP është botuar më 10 gusht 2020 dhe mbështet aktivitetet e përditshme tregtare të TAP -it që nga fillimi i operacioneve. Duke u bazuar në përvojën e akumuluar gjatë vitit që ka kaluar që nga publikimi, por edhe duke u bazuar në reagimet nga forumi i palëve të interesit në TAP, TAP dëshiron të përfshijë disa ndryshime, kryesisht për të përmirësuar proceset e regjistrimit dhe të menaxhimit të kreditit. Për më tepër, duke pranuar kërkesën e tregut, TAP dëshiron të prezantojë mundësinë që transportuesit të rezervojnë kapacitete hyrëse virtuale në TAP në Greqi, për përdorim të mundshëm në në ndërthurje me kapacitetet tregtare ose dalëse të VTP -së
Ndryshimet e propozuara, arsyetimi mbështetës për këto ndryshime dhe një afat kohor i parashikuar për zbatimin e këtyre ndryshimeve u përmblodhën në një Propozim Rishikimi.
Sipas Seksionit 22 të TNC, nga data 12 tetor 2021 deri më 11 nëntorit 2021, TAP organizoi një konsultim publik mbi Propozimin e Rishikimit.
Palët e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në Konsultimin Publik u ftuan të paraqesin komentet e tyre duke dërguar Formularin e Përgjigjes të publikuar më poshtë, tek TAP brenda datës 11 nëntor 2021 23:59 CET në adresën email public.consultation@tap-ag.com.
Dokumentet e nevojshme janë në dispozicion për t'u shkarkuar duke klikuar titujt e mëposhtëm.
Konsultimi publik për Kodin e Rrjetit të TAP-it (gusht - shtator 2018)
Në periudhën 7 gusht deri 30 shtator 2018, TAP-i organizoi konsultim publik për Kodin e vet të Rrjetit. Dokumentet përkatëse janë të disponueshme për shkarkim, duke klikuar titullin e artikullit të përmbledhur më poshtë.