Spring naar inhoud
Urgjencë

Qëndrueshmëria

Qëllimet e Gazsjellësit Trans Adriatik për qëndrueshmëri pasqyrohen në strategjitë, vlerat, objektivat dhe politikat tona. Ne kemi në zbatim programe mjaft serioze për trajtimin e aspekteve financiare, mjedisore, socio-kulturore dhe njerëzore.

Si gazsjellës i gazit natyror, TAP synon të ofrojë furnizime energjetike të përballueshme, të sigurta dhe me sasi të ulëta karboni për Evropën, duke minimizuar ndikimin te komunitetet vendase dhe te mjedisi.

Angazhimet tona për qëndrueshmëri

Si një prej operatorëve më të rëndësishëm të infrastrukturës energjetike në Evropë, ne angazhohemi në respektimin e praktikave të mira të fushës, përmbushjen e kërkesave ligjore të zbatueshme, dhe respektimin e standardeve përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Operacionet tona mbështeten në angazhimin tonë për qëndrueshmëri. Ato pasqyrojnë parimet e qëndrueshmërisë, duke përfshirë qasjen e kujdesshme, menaxhimin e riskut, minimizimin e ndikimit, përfshirjen e palëve të interesit dhe transparencën.

Ne veprojmë sipas politikës “siguria në radhë të parë, zero dëme”. Vlerat tona dhe Kodi i Sjelljes afirmojnë angazhimin tonë për mbrojtjen e mjedisit, sigurisë dhe komuniteteve që jetojnë në afërsi të gazsjellësit.

Fidanishtja e TAP "Masseria del Capitano" në Italinë Jugore. Këtu është kujdesur për më shumë se 1.000 pemë ulliri përgjatë rrugës 8 km në Itali gjatë fazës së ndërtimit.

Kujdesi për komunitetet tona

Për të siguruar pasqyrimin e qëllimeve për qëndrueshmëri në punën tonë, ne monitorojmë, raportojmë për dhe sigurojmë të gjitha aktivitetet tona në terren. Për të siguruar përfshirjen e angazhimeve tona për qëndrueshmëri në aktivitetet ditore të TAP dhe të punonjësve të tij, ne kemi zhvilluar sistemin e menaxhimit të çështjeve mjedisore, sociale dhe të trashëgimisë kulturore (SM MSTK).

Gjatë fazës së ndërtimit, ku ndikimi mjedisor ishte i pashmangshëm, qasja jonë ishte të përdornim masat kompensuese, për të evituar humbje neto të biodiversitetit dhe, kur ishte e mundur, të sjellim fitim neto në habitate natyrore. Ne hartuam dokumentacionin për menaxhimin ekologjik për të mbështetur identifikimin dhe menaxhimin e veçorive të biodiversitetit dhe siguruar gjallërinë e ekosistemit përgjatë gjithë gjurmës.

Ne e kuptojmë se ndërtimi i gazsjellësit mund të sjellë ndikime afatshkurtra mjedisore dhe sociale për individët e prekur nga projekti. Ne e vlerësojmë rëndësinë ekonomike dhe sociale të tokës bujqësore të shumë komuniteteve të prekura nga ndërtimi i gazsjellësit dhe kemi zbatuar programe për kthimin e jetesës në gjendjen e mëparshme, të cilat ofrojnë mbështetje përmes specialistëve dhe agronomëve për të ndihmuar dhe këshilluar njerëzit rreth dhe për kompensimin financiar që individët mund të marrin për blerjen ose përdorimin e tokës së tyre. Procedura jonë për kthimin e Jetesës në Gjendjen e Mëparshme mbështet familjet e prekura nga ndërtimi i gazsjellësit me veprime që çojnë drejt kthimit të jetesës në gjendjen e mëparshme.

Krahas kësaj, programi i Investimeve Sociale dhe Mjedisore (ISM) ndihmon në trajtimin e prioriteteve për zhvillim të komuniteteve vendase në mënyra të qëndrueshme, duke mbështetur njëkohësisht edhe objektivat tona të punës. TAP ka investuar mbi 55 milionë euro përmes këtyre programeve.

Ne kemi në zbatim një sërë programesh trajnimi dhe zhvillimi rreth temave të tilla si trashëgimia kulturore, menaxhimi i mbetjeve, siguria dhe të drejtat e njeriut, ekologjia dhe angazhimi i palëve të interesit.

Ne i kontrollojmë rregullisht aktivitetet tona dhe të kontraktorëve tanë, si dhe kërkojmë përmirësimin e qëndrueshmërisë së të gjitha aktiviteteve tona.

E ardhme e qëndrueshme

Angazhimi i TAP për të ardhmen fillon që prej rolit tonë në hapjen e Korridorit Jugor të Gazit në Evropë për të ndihmuar në sigurimin e së ardhmes energjetike të kontinentit, e deri te kontributet tona në zhvillimin e vendeve pritëse dhe komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Meqenëse prodhimi i brendshëm i gazit po vijon të bie përgjatë Evropës, TAP po ndihmon në sigurimin e të ardhmes energjetike të këtij kontinenti duke transportuar gaz natyror nga një burim i ri. Duke qenë forma më e pastër e lëndës djegëse, TAP do të vijojë të luajë rol kyç në përmbushjen e angazhimit të BE-së për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe objektivave të saj mjedisore.

Gjatë jetëgjatësisë së gazsjellësit, vendet pritëse të TAP do të vijojnë të tërheqin investime të huaja direkte dhe zhvillimi i tyre ekonomik do të vijojë të stimulohet nga tregje energjetike më konkurruese. Ndonëse mundësitë më të mëdha për punësim ishin gjatë fazës së ndërtimit, gazsjellësi do të vijojë të krijojë mundësi punësimi direkte dhe indirekte edhe për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Raportet ESG

TAP ka publikuar Raportet vjetore Mjedisore, Sociale & Mirëqeversje (ESG) prej vitit 2021. Raportet shpalosin angazhimet e Kompanisë në tematikat Mjedisore, Sociale & Mirëqeversje (ESG).
Lexo më shumë