Aplikimi për t’u bërë palë e regjistruar
Çdo entitet që dëshiron të bëhet palë e regjistruar duhet të ndjekë hapat e përcaktuar më poshtë dhe të dorëzojë aplikimin e tij pranë Gazsjellësit Trans Adriatik nëpërmjet portalit të Regjistrimit.
-
Formulari Fillestar i Pjesëmarrjes
Formulari Fillestar i Pjesëmarrjes i siguron TAP-it të dhëna parësore të identitetit të palës së interesuar për t'u regjistruar, duke përfshirë emrin, adresën e regjistruar dhe detajet e kontaktit. Pas dorëzimit të këtij formulari nëpërmjet Portalit të Regjistrimit, TAP do të nisë procesin e Integritetit Due Diligence (IDD) duke dërguar një pyetësor nëpërmjet një link te mjeti IDD. Komunikimi në lidhje me procesin e IDD me kandidatin për transportues mund të bëhet edhe nëpërmjet mjetit IDD.
-
Tarifa e regjistrimit
Për të përfunduar procesin e regjistrimin, aplikuesi duhet të paguajë një tarifë regjistrimi prej €5,000.
Bank Name
MUFG Bank
Branch Name
London Branch
Account Name
OFSHR OPS EUR
SWIFT BIC
BOTKGB2L
-
Formulari i Regjistrimit
Një formular regjistrimi i plotësuar dhe i nënshkruar duhet t'i dërgohet TAP-it nëpërmjet Portalit të Regjistrimit.
-
Dokumentacioni Mbështetës
Aplikuesve që dëshirojnë të regjistrohen në Sistemin e Transportit TAP, u kërkohet që fillimisht të dërgojnë formularin fillestar në internet dhe më pas të plotësojnë formularin e regjistrimit dhe të dorëzojnë një kopje të nënshkruar me çdo dokumentacion mbështetës të kërkuar. Dokumentet e mëposhtme duhet të plotësohen saktë dhe të bashkëngjiten së bashku me formularin e regjistrimit:
- marrëveshja e konfidencialitetit
- një konfirmim me shkrim lidhur me pranimin e termave dhe kushteve të përcaktuara në Marrëveshjen e Transportit të Gazit të TAP-it nga një person i autorizuar për të nënshkruar.
- deklarata e përmbushjes së garancisë së sanksioneve;
Aplikimi dhe i gjithë dokumentacioni mbështetës duhet të dorëzohet nëpërmjet Portalit të Regjistrimit.
-
Testi i komunikimit
Nëse TAP-i vlerëson se dokumentacioni i aplikimit është i plotë, TAP-i do të bashkëpunojë me aplikantin për të organizuar një Test komunikimi duke përdorur Edig@s.
TAP-i do t’i dërgojë një konfirmim regjistrimi aplikantëve të regjistruar me sukses në regjistrin e TAP-it.
Palët e regjistruara do të kualifikohen për të marrë pjesë në ankandet për prenotimin e kapacitetit.
-
Regjistrimi në PRISMA
Për të prenotuar produkte kapaciteti nga TAP-i, palët e regjistruara duhet të regjistrohen edhe në platformën PRISMA.
Video Tutorial
Shihni këtë video tutoriale, e cila ju jep udhëzime hap pas hapi për të plotësuar të gjithë procesin për t'u bërë palë e regjistruar në TAP.
Pyetje të mëtejshme
Për pyetjet të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni: commercial@tap-ag.com
Pyetjet të shpeshta
Gjeni përgjigjet e pyetjeve që drejtohen më shpesh në lidhje me aplikimin për t'u bërë palë e registruar në TAP.
Dokumentacioni
- Emri i skedarit
- Madhësia e skedarit
- Ndryshimi i fundit
- Shkarko Formulari Fillestar i Pjesëmarrjes docx 68 kB
- Shkarko Formulari i Regjistrimit docx 55 kB
- Shkarko Marrëveshja e Konfidencialitetit docx 83 kB
- Shkarko Deklarata e Pajtueshmërisë së Garancisë së Sanksioneve TAP [për t'u printuar në kokën e letrës së transportuesit] docx 43 kB
- Shkarko Letër konfirmimi e GTA docx 89 kB
- Shkarko Platforma Elektronike e të Dhënave të TAP- Formular Regjistrimi për Llogarinë e Përdoruesit xlsx 50 kB
- Shkarko Formulari i Specifikimeve AS4 të TAP për Palët e Treta docx 95 kB
Procesi i prenotimit të kapacitetit
Zbuloni se si të rezervoni kapacitet me drejtim përpara ose kapacitet tregtar me drejtim të kundërt.