Spring naar inhoud
Urgjencë

Menaxhimi i mbingarkesave

Gazsjellësi Trans Adriatik ka zbatuar një sërë procedurash për menaxhimin e mbingarkesave (CMP) për të siguruar maksimizimin e përdorimit të kapacitetit të tubacionit dhe parandalimin e grumbullimin e tepërt të kapacitetit në pikat e interkonjeksionit.

TAP-i zbaton CMP-në e mëposhtme, në përputhje me nenin 13 dhe Shtojcën 5 të Kodit të Rrjetit të TAP-it.

Dorëzimi i kapacitetit

Transportuesit mund të çlirojnë të gjithë, ose një pjesë, të kapacitetit të tyre të sigurt me drejtim përpara (përveç kapacitetit të sigurt ditor me drejtim përpara) apo kapacitetit tregtar me drejtim të kundërt (përveç kapacitetit tregtar ditor me drejtim të kundërt) në një pikë interkonjeksioni. Pas dorëzimit, TAP-i do t’ia ofrojë këtë kapacitet transportuesve të tjerë dhe palëve të regjistruara përmes ankandeve në platformën PRISMA të prenotimit të kapacitetit. 

Menjëherë pas përfundimit të ankandit, transportuesit që kanë dorëzuar kapacitetin për atë ankand do të njoftohen për pjesën e kapacitetit që mund të rialokohet.

Neni 13.2 i Kodit të Rrjetit të TAP-it ofron më shumë informacion lidhur me këtë.

Tërheqja e kapacitetit - “use it or loose it” në terma afatgjatë (LT UIOLI)

TAP-i monitoron përdorimin e kapacitetit të tubacionit. Bazuar në raportimin e rregullt të TAP-it për autoritetet rregullatore kombëtare (ARK-të), TAP-i mund të jetë i detyruar të tërheqë pjesërisht ose plotësisht dhe të hedhë përsëri në ankand kapacitetin e një transportuesi për vitin aktual dhe të ardhshëm të gazit, nëse transportuesi ka përdorur sistematikisht më pak kapacitet nga ai i kontraktuar gjatë vitit të shkuar të gazit në një pikë interkonjeksioni të mbingarkuar, pa ia ofruar tregut sasinë e tij të papërdorur.

Neni 13.2 deri 13.7 i Kodit të Rrjetit të TAP-it ofron më shumë informacion lidhur me këtë.

Tërheqja e kapacitetit - "firm day-ahead use-it-or-lose-it" në terma afatshkurtër (FDA UIOLI)

Pas një periudhe fillestare monitorimi nga 1 prilli 2023 deri më 30 shtator 2023, TAP do të monitorojë ankandet për kapacitetin me drejtim përpara" (forward firm capacity) gjatë çdo viti gazi për të përcaktuar nëse është përmbushur të paktën një nga Ngjarjet e Mbingarkesës Kontraktuale për aplikimin e FDA UIOLI dhe do të aplikojë FDA UIOLI për vit gazi menjëherë pas vitit të gazit në të cilin Ngjarja e Mbingarkesës Kontraktuale të FDA UIOLI është vëzhguar në një pikë interkonjeksioni.

FDA UIOLI do të aplikohet vetëm në një pikë interkonjeksioni për Transportuesit që mbajnë mesatarisht 10% ose më shumë të kapacitetit maksimal me drejtim përpara (forward firm capacity) që Transportuesi mund t'u ofrojë palëve të regjistruara në atë pikë të ndërlidhjes gjatë vitit të gazit, në të cilin u vëzhgua një ngjarje e mbingarkesës kontraktuale të FDA UIOLI .

Seksionet 13.3 deri në 13.5 të Kodit të Rrjetit TAP (TAP Network Code) disponojnë informacion të mëtejshëm.