Spring naar inhoud
Urgjencë

Programi Bujqësor “Tokë e Begatë”

Nisma bujqësore “Tokë e Begatë / Mbështetje për Edukimin Agro-Ushqimor” përqendrohet në tre Prefekturat e Greqisë së Veriut të Përshkuara nga TAP-i.Investimi arrin në rreth 1 milion Euro për veprimtari edukative dhe bio-teknologjike me synim mbështetjen e kultivimit, tregtimit, dhe shitjes së produkteve ose varieteteve agro-ushqimore të veçanta të prodhuara përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Bletë rritje
Ullinj dhe prodhimi i vajit të ullirit
Rritja e bimëve medicinale dhe aromatike (livando)
Prodhimi i kallam sheqerit dhe petimezit (melasë kallam sheqeri)
Kultivimi i specave
Blegtori: ferma delesh
Blegtori: ferma lopësh

Investim rreth 1 milion €

Këto produkte përfshijnë mjaltin dhe produktet nga bletët, ullinjtë dhe vajin e ullirit, bimët medicinale dhe aromatike, bathët, frutat, petimezin (melasë kallam sheqeri), specin, produktet blegtorale (nga dhi, dele dhe lopë).Këto produkte u përzgjodhën për shkak të origjinës së tyre në zonat e përshkuara nga TAP-i, për tiparet e tyre të veçanta dhe konkurruese, dhe rritjen dhe tregtueshmërinë e tyre të mundshme.

Ndërkohë që “Toka e Begatë” do të sjellë përfitime për rreth 300 prodhues individualë dhe 70 njësi prodhimi, programi pritet të sjellë përfitime të shumta për komunitetet bujqësore në Greqinë e Veriut duke:

  • mëkuar bashkëpunimin midis prodhuesve dhe shkencëtarëve
  • promovuar produktet vendore
  • identifikuar tiparet e tyre unike, krijuar “identitetin” e tyre gjenetik, dhe duke lejuar kështu përcaktimin e origjinës, certifikimin dhe gjurmimin e tyre
  • mundësuar të gjitha të dhënat përkatëse shkencore për palët e interesuara

Projekti do të monitorohet nga Fondacioni Bodossaki dhe do të zbatohet nga Shkolla Amerikane e Fermave Selanik (AFS) dhe Instituti i Bio-Shkencave të Aplikuara (INAB) i Qendrës Hellas për Kërkim dhe Teknologji (CERTH).

AFS do të ofrojë seminare edukativë për përfituesit, si dhe këshillim të personalizuar lidhur me metodat më të përshtatshme të rritjes, plehërimit, përdorimit të makinerive, etj. INAB do të mbledhë kampionë të produkteve për të identifikuar tiparet e tyre të veçanta dhe përcaktuar cilësinë. Ai do të regjistrojë më pas “identitetin gjenetik” të produktit për të promovuar vlerën e tyre të shtuar në Greqi dhe përtej saj.