Automjete Shërbimesh për Greqinë Veriore
Në qershor të vitit 2017, TAP Greqi ndërmori programin e Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) prej 14 milion €, që kishte të bënte me dhurimin e 104 automjeteve të shërbimeve, duke përfshirë autoambulanca, borëpastruese dhe kamionë për mbeturina. Nga ky investim, përfitojnë komunitetet vendore përgjatë prefekturave të Greqisë Veriore, ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore-Traka.
rreth 14 milion € investim
Nga këto automjete shërbimesh, 32 ishin ambulanca, 17 kamionë për mbetje dhe makina fshirëse për rrugët, 19 automjete pyjore, 15 borëpastruese dhe 20 automjete me shume perrdorime. Programi përqendrohet në përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve dhe të menaxhimit të mjedisit.
Projekti u përgatit në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë greke, si dhe me autoritetet e bashkisë dhe prefekturës, për t’i shërbyer komuniteteve të Greqisë veriore, duke iu ofruar banorëve kujdes shëndetësor, menaxhim mjedisi, pastrim dhe shërbime sigurie më të mira.
Nisma u bë publike gjatë një konference për shtyp që u mbajt në Selanik, ku morën pjesë të tre prefektët e prefekturave të Greqisë Veriore, të cilët falënderuan TAP-in në emër të komuniteteve që përfitonin nga kjo nismë. Ky aktivitet shënoi edhe transmetimin e parë publik të fushatës së TAP-it, që synonte bërjen publike të kësaj nisme,me sloganin “TAP-i, gazsjellësi i energjisë së mirë”.
*Në fillim, për këtë program, TAP-i caktoi 9 milion € , por më pas, e rriti shumën në 11€, për të mbuluar shpenzimet e veçorive shtesë dhe instalimin e teknologjive më të fundit në automjetet e përzgjedhura.