Spring naar inhoud
Urgjencë

Korridori Jugor i Gazit

Korridori Jugor i Gazit përmirëson sigurinë dhe diversitetin e furnizimit me energji të BE-së. Ai mbulon të gjithë projektet infrastrukturore të transportimit të gazit natyror nga Deti Kaspik drejt Evropës.

Zinxhir me vlera të larta gazi

Korridori Jugor i Gazit, me gjatësi prej 3,500 km që shtrihet në shtatë shtete, është një prej zinxhirëve me vlerat më të larta të gazit që është krijuar ndonjëherë. Ky zinxhir, që përfshin mbi dymbëdhjetë shoqëri energjetike të mëdha, përbëhet nga shtatë projekte energjetike të veçanta, të cilat, të gjitha së bashku, përbëjnë një investim prej afro 35 miliardë dollarë amerikanë.

  • Zhvillimi i platformës së Shah Deniz 2 – që hap puse dhe prodhon gaz në seksionin detar të Detit Kaspik në Azerbajxhan
  • Zgjerimi i impiantit të përpunimit të gazit natyror në Terminalin Sangachal në Detin Kaspik
  • Zgjerimi i rrjetit italian të transportimit të gazit
  • Mundësitë për ndërlidhje të mëtejshme me rrjetet e gazit në vendet e Evropës Jugore, Qendrore dhe Perëndimore
  • Tre gazsjellës:
    • Gazsjellësi i Kaukazit Jugor (SCPX) – Azerbajxhan, Gjeorgji
    • Gazsjellësi Trans Anatolian (TANAP) – Turqi
    • Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) – Greqi, Shqipëri, Itali
    • Interkonektori i Gazit Greqi- Bullgari (ICGB)

Furnizimi i tregjeve energjetike me gaz

TAP është pjesë thelbësore e Korridorit Jugor të Gazit, i cili ofron rrugë transportimi të drejtpërdrejta dhe me kosto efikase në vendet e Evropës Jugore e më tej. Ai transporton gaz natyror nga baseni kaspik drejt Evropës, duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin greko-shqiptar dhe kalon më pas përmes Greqisë Veriore, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të dalë në brigjet e Italisë Jugore, për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

TAP ofron alternativa të ndryshme ndërlidhjeje me një sërë gazsjellësish ekzistues dhe të propozuar, duke ofruar gaz për tregjet evropiane dhe konsumatorë të ndryshëm, për të furnizuar familjet dhe industritë, teksa rajoni i kthen sytë drejt një të ardhmeje me sasi të ulëta karboni.

  • Bullgaria: TAP lidhet me gazsjellësin Interkonektor Greqi-Bullgari (IGB).
  • Greqi: TAP lidhet me rrjetin e Greqisë që menaxhohet nga DESFA
  • Shqipëri: TAP do të ofrojë pika dalëse për zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri 
  • Itali: TAP lidhet me rrjetin italian të gazit që menaxhohet nga “Snam Rete Gas”, nga ku mund të arrihen të gjitha pikat e daljes së gazit në Evropë
  • Evropa Juglindore: TAP mund të sigurojë një pikë daljeje në Gazsjellësin Adriatiko-Jonian (IAP) për t’u lidhur me tregjet në Kroaci, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.