Statusi nga BE-ja
Në sajë të kontributit për të ardhmen energjetike të Evropës, Gazsjellësi Trans Adriatik është përcaktuar si Projekt me Interes të Përbashkët nga Bashkimi Evropian.
BE-ja pranon rolin e TAP-it për trajtimin e objektivit urgjent të politikës energjetike për sigurinë dhe diversitetin e furnizimit me energji në Evropë.
Duke hapur Korridorin Jugor të Gazit dhe duke lejuar që gazi natyror kaspik të rrjedhë në tregjet evropiane, TAP i shtohet rrjeteve ekzistuese të gazit natyror të Evropës, duke i bërë furnizimet me energji në kontinent më të sigurta, më të besueshme dhe më të integruara, duke mbështetur objektivat e BE-së drejt në udhën drejt tranzicionit të energjisë.
Etapat e projektit TAP
Projekt me Interes të Përbashkët
Komisioni Evropian, Parlamenti dhe Këshilli i kanë dhënë TAP-it statusin e Projektit me Interes të Përbashkët (PCI) në kuadër të legjislacionit të Infrastrukturës Trans-Evropiane të Energjisë (TEN-E) të BE-së 347/2013 në vitet 2013, 2015, 2017 dhe 2019, për rolin e tij në hapjen e Korridorit Jugor të Gazit. Identifikimi si PCI katër herë radhazi dëshmon mbështetjen e fuqishme politike të BE-së për tubacionin.
Projekt me Interes për Komunitetin e Energjisë
Në vitin 2013, Komuniteti i Energjisë e përcaktoi TAP-in si Projekt me Interes për Komunitetin e Energjisë (PECI). Ky status i jepet vetë projekteve që kanë “ndikimin më të madh pozitiv në numrin më të madh të mundshëm të palëve kontraktuese.”