TAP Dhe Korpusi i Vullnetarëve Pastrojnë Bashkë
Gjatë verës së vitit 2018, TAP bashkoi forcat me një OJF shqiptare për të pastruar mbeturinat në pesë zona problematike përgjatë gjurmës së tubacionit.
€22,000
Nisma me Korpusin e Vullnetarëve, pjesë e organizatës jofitimprurëse Forumi i Mendimit të Lirë, pastruan pika problematike të identifikuara më parë nga autoritetet vendore. U pastruan: plazhi i Semanit, zona pranë urës së Mbrostarit, lagjja historike e Beratit dhe disa zona të luginës së lumit Osum, në Urën Vajgurore dhe Poliçan.
Rreth 1’000 vullnetarë të të gjitha moshave morën pjesë në aksionet e pastrimit gjatë muajve Qershor dhe Korrik. Në këto aksione u përfshinë punonjës të autoriteteve lokale, TAP dhe anëtarë të OJF. Vullnetarët pastruan më shumë se 5’000 qese me mbetje, kryesisht ambalazhime plastike, kanaçe dhe veshje tekstile të grumbulluara ndër vite.
Përpos sasisë së madhe të mbeturinave që u pastruan, këto aksione pastrimi shërbyen gjithashtu edhe si një fushatë ndërgjegjësimi për vullnetarët dhe banorët e zonave.