36 Stola për Sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Sheshi “Skënderbej” është shëtitorja më e madhe dhe më e rëndësishme në Shqipëri. Si pjesë e programit të tij të investimit SEI, TAP-i vendosi t’i shtonte disa ngjyra këtij sheshi. Në bashkëpunim me Raiffeisen Bank, TAP-i i dhuroi Bashkisë së Tiranës 36 stola ENZO. Këto stola janë prodhuar nga Muzeu "Quartier" i Vjenës, Austri.
€ 70,000 euro Investim
Vlera totale e investimit shkon rreth 70,000 euro. TAP-i ka dhënë një kontribut prej 42,000 euro, ndërsa Raiffeisen Bank prej 28,000 euro. Ambasada e Austrisë në Shqipëri dhe Bashkia e Vjenës kanë dhuruar 5 stola të tjerë.
Stolat shumëngjyrësh janë shumë të përhapur në qytetet europiane, si në Vjenë apo Mynih. Falë paraqitjes së tyre tejet moderne, ata nuk shërbejnë vetëm për të pushuar, por konsiderohen edhe si art urban.