TAP-i Rinovon Ambientet Sportive të një Shkolle në Fier
Ambientet sportive të shkollës “Andon Profka” në fshatin Seman, Fier ishin në kushte të vështira. Në vitin 2015, TAP-i vendosi t’i ofrojë komunitetit dhe 270 nxënësve, të cilët ndiqnin këtë shkollë, ambiente sportive tërësisht të rinovuar. Përveç palestrës së shkollës, TAP-i gjithashtu rinovoi oborrin dhe çatinë e shkollës.
€60,000 investim
Rehabilitimi i shkollës “Andon Profka” përforcon zotimin e TAP-it për rritjen e ambienteve sportive dhe ato arsimore. TAP-i mbështeti të gjithë procesin e rinovimit: vlerësimin kushteve të shkollës, përgatitjen e planit të rregullimit, duke caktuar një kontraktues dhe duke blerë pajisje të reja sportive për ambientet e palestrës, etj.
Rinovimet zgjatën katër muaj dhe u ndërmorën nga kompania shqiptare Filipi sh.p.k. Në proces u punësuan 15 persona dhe projekti u autorizua në maj të vitit 2015.
Një ceremoni e vogël, ku morën pjesë autoritetet vendore, anëtarë të komunitetit vendas dhe përfaqësues të TAP-it, shënoi hapjen e ambienteve të rinovuar sportive. Nxënësit kërcyen valle dhe kënduan këngë popullore, si dhe nëpunësit e shkollës falënderuan angazhimin e TAP-it në përmirësimin e kushteve të stërvitjes.