Ndërtimi Nga e Para i Kopshtit në Fshatin Pashalli, Ura Vajgurore
Në fshatin Pashalli të Bashkisë së Urës Vajgurore, më shumë se 30 fëmijë të moshave 3 deri në 6 vjeç frekuentonin kopshtin në një ish-ndërtesë ushtarake. Infrastruktura dhe higjiena e godinës ishin në kushte shumë të rënda dhe rrezikonin shëndetin e fëmijëve. TAP vendosi të ndërtonte kopshtin nga e para, duke qenë i vetmi në këtë zonë ka një rëndësi te lartë për komunitetin.
~ 210,000 €
Investimi i TAP konsistoi në ndërtimin e ndërtesës njëkatëshe me sipërfaqe të brendshme rreth 360 m2 dhe sipërfaqe të jashtme rreth 690 m2.
Kopshti është ndërtuar sipas standardeve më të larta. Kopshti tani ka dysheme të re, suvatim të jashtëm dhe të brendshëm, pllaka dhe tapet dhe sistemin e energjisë elektrike dhe ujit. Tualete dhe mobilie të reja si edhe është mundësuar një kuzhinë tërësisht e kompletuar.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar kursimit të energjisë dhe kontrollit të temperaturës. Kjo u arrit përmes termo-izolimit të të gjithë fasadës dhe instalimit të një sistemi ngrohje. Kopshti gjithashtu është pajisur me fikse zjarri.
Ndërtimi i kopshti në Pashali filloi në Prill 2018 dhe iu dorëzua bashkisë së Urës Vajgurore në Nëntor 2018.
Ky projekt krijoi rreth 65 vende pune. Kopshti u pëuruar në Dhjetor të vitit 2018 nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj si edhe përfaqësues të TAP.
Abkons, kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet ndërsa Beis shpk dhe Pienvis shpk i realizuan punimet.