Spring naar inhoud
Urgjencë

Ndërtimi i Një Kopshti të Ri në Dushnik, Berat

Fëmijët që shkonin në kopshtin e fshatit Dushnik mblidheshin në dy prej klasave që ishin pjesë e shkollës fillore të këtij fshati. Kushtet ishin të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat për 72 fëmijë të kopshtit dhe për këtë arsye TAP vendosi të ndërhynte duke ndërtuar një ndërtesë njëkatëshe në oborrin e shkollës. Kopshti i ri siguron tashmë kushte optimale për fëmijët në Dushnik.

Ndërtesa e kopshtit të ri ka një hapësire rreth 256 mme tre zona aktive ku secila përfshin rreth 24 fëmijë. Në ndërtesë përfshihen gjithashtu ; Sekretaria e drejtorisë, zyra e psikologjisë, dhoma e mjekimit, tualete dhe dhoma e ndërrimit, si edhe një dhomë izolimi për fëmijë që mund të preken nga sëmundje transmetuese.

Sipërfaqja e jashtme ka një hapësire prej 349 m2

~ 250’000 €

Për ndërtimin e dyshemesë, suvatimin e jashtëm dhe të brendshëm, pllakat dhe tapetin janë përdorur materiale të standardeve të larta.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua sistemit të ujit dhe energjisë dhe termo izolimit të fasadës së jashtme. TAP ka instaluar gjithashtu standarde të përshtatshme sigurie duke vendosur një sistem kundër zjarrit dhe shkallë për dalje emergjence.

Kopshti frekuentohet nga fëmijë të moshës 3-6 vjeç.

Ndërtimi i kopshtit në Dushnik filloi në Maj 2018 dhe iu dorëzua Bashkisë së Beratit në Nëntor 2018. Shkolla u inaugurua në Janar 2019 në një ceremoni ku ishin përfaqësues të autoritetit lokal dhe Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj si edhe përfaqësues të TAP.

Kompania shqiptare Leon Konstruksion u angazhua për zbatimin e projektit, e mbikëqyrur nga Abkons, kontraktori i TAP në Shqipëri për Investimet Sociale dhe Mjedisore. Gjatë punimeve të ndërtimit u punësuan rreth 95 persona.