Ballkonet Panoramike mbi Kanionin e Osumit
Të vizitoje Kanionin e Osumit, një nga pikat më të bukura turistike të Shqipërisë, ishte e vështirë dhe e rrezikshme. TAP-i dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) bashkëpunuan për ndërtimin e dy platformave panoramike moderne, duke i mundësuar akses më të mirë dhe më të sigurt më shumë se 15,000 turistëve, të cilët vizitojnë këtë vend çdo vit. Investimi i përgjithshëm arriti shifrat prej 132.000 € dhe rreth 100 persona u punësuan gjatë procesit.
132,000 € investim
Punimet përfshinë ndërtimin e dy ballkoneve panoramike duke instaluar struktura metali të galvanizuara. Aktivitetet ndërtimore u kryen me kujdes, në mënyrë që të shmangej çdo ndikim mbi mjedisin duke respektuar kështu strukturën gjeologjike të kanionit dhe florën e tij. Këto struktura të reja panoramike mbi Kanionin e Osumit i ofrojnë mundësinë vizitorëve të shijojnë peizazhin madhështor në mënyrë të sigurt.
TAP-i dhe AADF përuruan platformat panoramike -të quajtura “Lakorja e Flamurit” dhe “Vrima e Nuses” -më 1 Qershor 2017. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, Bashkë-Drejtori i AADF, Martin Mata, Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo, si edhe organizata, biznese dhe banorë të zonës.
Me ndërtimin e strukturave panoramike të “Lakores së Flamurit” dhe Vrimës së Nuses” pritet që qyteti i Çorovodës dhe zona e Skraparit të tërheqin edhe më shumë turistë gjatë gjithë vitit, duke ndihmuar më tej komunitetet vendore.
PRG*BR Architecture projektoi të dy strukturat panoramike, ndërsa Salillari sh.p.k. ishte shoqëria që mori përsipër ndërtimin, që të dyja këto shoqëri shqiptare.