Spring naar inhoud
Urgjencë

Ofrimi i ndihmës gjatë dimrit të ashpër

Në kulmin e dimrit të ashpër të vitit 2016/2017, TAP-i ndihmoi rreth 1.300 familje nga 100 fshatra përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe përtej këtyre zonave. Nisma u zbatua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe autoritetet vendore.

€90,000 investim

Nisma synonte mbështetjen e personave në nevojë pas reshjeve të shumta të dëborës. Për secilën familje, TAP-i dhuroi pako emergjence me pesë batanije dhe ushqime bazë. Në total, rreth 6000 persona përfituan nga ndihma në bashkitë e Fierit, Roskovecit, Lushnjës, Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Korçës, Devollit dhe Maliqit.

Engjëllushe Barolli, një nga banoret e Bilishtit u shpreh: “Dimri është gjithnjë e më i vështirë për familjet e varfra në fshatrat e largët. I jemi mirënjohës TAP-it që mendon për ne në këtë situatë mjaft të vështirë.”

TAP-i e nisi bashkëpunimin me Kryqin e Kuq Shqiptar në vitin 2015, kur të dyja organizatat bashkuan forcat për mbështetjen e familjeve të prekura nga përmbytjet në rrethin e Beratit.