Rikonstruksioni i Muzeut "Gjon Mili" në Korçë
Fotografi Shqiptar Gjon Mili ka qenë një nga pionierët në përdorimin e instrumenteve stroboskopike. Plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur traditën dhe trashëgiminë kulturore në të gjithë vendet pritëse, TAP mbështeti rinovimin e një ndërtese ikonë në Korçë për të strehuar një muze dedikuar jetës së Milit dhe kontribut për botën e fotografisë. Muzeu i ri i fotografisë Gjon Mili hapi dyert e veta për publikun në Dhjetor 2018 dhe ekspozon mbi 240 fotografi të tij. Turistët tani mund të zbulojnë punën e një prej personaliteteve kryesore të Korçës.
425,000 €
Ndërsa Ministria e Kulturës dhuroi 240 fotografi nga koleksioni privat i fotografit me famë botërore, Bashkia e Korçës vë në dispozicion ndërtesën me tre kate të cilat kaluan në një proces të plotë restaurimi si dhe rinovimin e ambienteve të brendshme të saj.
Gjon Mili (1904 - 1984) lindi në Korçë dhe në moshë të re emigroi në Shtetet e Bashkuara ku u bë një fotograf i njohur për revistën “Life”. Ai është më i famshëm për imazhet e tij të Picassos që vizaton me dritë, duke kapur një sërë veprimesh në një fotografi.
Muzeu i ri u inaugurua në Dhjetor 2018 nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Korçë bashkë me përfaqësues të TAP.
Abkons, kontraktori i TAP për investimet sociale, mbikëqyri punimet dhe Leon Konstruksion zbatoi punimet e restaurimit.