Një ditë krejt e re për fëmijët e Kopshtit Nr. 1 Roksovec
Në kuadër të Programit të Investimeve Sociale dhe Mjedisore, TAP-i ka rikonstruktuar Kopshtin Nr. 1 në Roskovec.
Në kuadër të Programit të Investimeve Sociale dhe Mjedisore, TAP-i ka rikonstruktuar Kopshtin Nr. 1 në Roskovec.
Kopshti hapi dyert për fëmijët më 11 maj. Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Menaxheri i TAP-it në Shqipëri, edukatorë dhe prindër iu bashkuan fëmijëve të kopshtit për të festuar hapjen e shkollës.
56 fëmijët e kopshtit nr. 1 në Roskovec do të gëzojë tashmë një kopësht me hapësira tërësisht të rikonstruktuara në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të aplikuara nga TAP.
Falë TAP-it janë rinovuar plotësisht dy kate me sipërfaqe të brendshme 367 m2, dhe hapësirat e jashtme rekreative me një sipërfaqe totale prej 966 m2.
Punimet ndër të tjera përfshijnë vendosjen e çatisë së re, të dritareve dhe dyerve, tualetit, trotuarit, klimatizimit, fikësve të zjarrit dhe pajisjeve hidraulike e elektrike si dhe vendosja e termoizolimit në fasadë, suvatimi, lyerja dhe krijimi i zonave rekreative të jashtme.
Ky rikonstruksion u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë Roskovec, e cila ishte përgjegjëse për projektimin, për monitorimin e zbatimit të punimeve të kryera, mbikëqyrjen dhe vënien në punë të projektit.
Falë këtij projekti, kopshti nr.1 i Roskovecit, i cili sot pret 56 fëmijë, do të mund të strehojë 100 fëmijë.
Krahas rikonstruksionit të Kopshtit Nr. 1, TAP ka rikonstruktuar shkollën e mesme "7 Dëshmorët" në Strumë dhe ka mbështetur shërbimin zjarrfikës të Roskovecit me një automjet të ri, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës në zonë.
Edhe pse Programi ynë i Investimeve Sociale Mjedisore është drejt përfundimit, TAP-i mbetet i përkushtuar për të përmirësuar jetesën e komuniteteve vendase përgjatë gjurmës së gazsjellësit, duke ndarë ekspertizën dhe duke bashkëpunuar me autoritetet qendrore dhe vendore.