Spring naar inhoud
Urgjencë

TAP mbështet delegacionin e Shqipërisë në Lojrat Olimpike Speciale Botërore Dimërore Torino 2025

Mars 2025 –Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG mbështeti delegacionin shqiptar në Lojrat Olimpike Speciale Botërore Dimërore Torino 2025, pjesë e programit të Investimeve Sociale dhe Mjedisore (SEI).

Olimpiada Speciale dimërore e këtij viti ishte një moment historik për Shqipërinë, pasi ishte hera e parë që një ekip sportistësh përfaqësonte vendin në këto Lojra. Gjashtë atletët (tre vajza dhe tre djem) konkurruan në tre disiplina: snow shoeing, ski alpin dhe ski cross-country.

Suksesi i ekipit ishte i jashtëzakonshëm, duke sjellë në shtëpi tetë medalje - përfshirë medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi.

Fituesit:

🥇 Stela Salla – Ski Cross-Country 50m, vajza 

🥇Stela Salla – Ski Cross-Country 100m, vajza 

🥇 Elizon Kacanja – Ski Alpine, Novice Super-G, vajza 

🥇 Vanesa Doçi – Snowshoeing, 25m, vajza 

🥇 Joanis Myrtollari – Ski alpin, Sllalom fillestar, djem 

🥈 Elizon Kacanja – Ski alpin, Sllalom gjigant fillestar, vajza 

🥉 Joel Gërmënji – Snowshoeing, 50m, djem 

🥉 Joanis Myrtollari – Ski alpine, Sllalom gjigant fillestar, djem

Të mbajtura në Torino, Itali, nga 8-15 mars 2025, Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore mblodhën së bashku 1,500 atletë nga rreth 100 vende që konkurronin në tetë sporte në një festë globale të përfshirjes, pranimit dhe unitetit.

Malfor Nuri, Përfaqësues i Vendit dhe Menaxher i O&M në Shqipëri, shprehu krenarinë e TAP për mbështetjen e kësaj nisme: "Ne jemi të nderuar që kemi kontribuar në këtë moment historik për ekipin e Olimpiadës Speciale të Shqipërisë. Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar për të fuqizuar komunitetet, nxitjen e përfshirjes dhe krijimin e mundësive – vlera që përputhen në mënyrë të përkryer me frymën e Lojërave Olimpike Speciale. Shqipëria dhe Italia janë dy nga vendet pritëse të TAP, dhe jemi veçanërisht krenarë që shohim këtë iniciativë që bashkon njerëzit përmes fuqisë së sportit. Ne i përgëzojmë atletët shqiptarë për arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe u urojmë suksese të vazhdueshme në të ardhmen!"