TAP mori pjesë në Forumin e Funksioneve të Rojeve Bregdetare Mesdhetare në Tiranë
Bashkëveprim me aktorët kryesorë për sfidat detare në Mesdhe
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) mori pjesë në Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare (MCGFF), mbajtur në Tiranë nga data 29 deri më 31 tetor.
Forumi i organizuar nga Forca Detare Shqiptare dhe bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian, u përqëndrua në "Sfidat e reja në detin Mesdhe: Ekonomia Blu, Tranzicioni Ekologjik dhe Funksionet e Rojes Bregdetare."
TAP u përfaqësua nga Malfor Nuri, Përfaqësues për Vendin dhe Menaxher O&M për Shqipërinë, dhe Eligio Lo Cascio, Menaxher i Operimit dhe Mirëmbajtjes për Italinë.
E. Lo Cascio mbajti një prezantim me temë "Aktivitetet e monitorimit të gazsjellësit në det të hapur". Ky prezantim theksoi angazhimin e TAP-it për sigurinë detare dhe mbrojtjen e infrastrukturës, duke detajuar infrastrukturën në det të hapur, rregulloret ekzistuese për mbrojtjen e infrastrukturës në Itali dhe Shqipëri dhe aktivitetet e inspektimit dhe monitorimit të TAP-it që synojnë ruajtjen e seksionit detar të tubacionit dhe kabllos me fibra optike.
Pjesëmarrësit ndanë praktikat më të mira dhe njohuritë mbi çështjet kritike që prekin operacionet detare. Bashkëpunimi synon në forcimin e reagimit kolektiv ndaj sfidave në rritje dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme në rajonin e Mesdheut.
Forumi mblodhi pjesëmarrës të kalibrit të lartë, duke përfshirë Kundëradmiralin Adnand Agastra, komandant i Rojes Bregdetare Shqiptare; z. Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes, znj. Belinda Balluku, Zëvëndës Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe z. Christos Ekonomou, Zëvendësdrejtor i DG MARE në Komisionin Evropian. Diskutimet u përqëndruan rreth zgjerimit të bashkëpunimit midis agjencive të rojeve bregdetare, duke u përqëndruar në sigurinë detare, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërsa adresuan sfidat e përbashkëta midis vendeve Mesdhetare.
Pjesëmarrja e TAP-it në këtë forum të rëndësishëm nënvizon angazhimin e Kompanisë për të bashkëvepruar me aktorët kryesorë për të zgjeruar bashkëpunimin mbi sigurinë detare dhe mbrojtjen e mjedisit në rajonin e Mesdheut.