Pamje e Re për Shkollën "Tre Dëshmorët" në Fshatin Pobrat, Ura Vajgurore
Si shkolla e vetme në zonë, “Tre Dëshmorët” kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. Pjesa e brendshme e ndërtesës ishte në gjendje të mirë por fasada dhe oborri kishin nevojë për përmirësime të menjëhershme. Pas diskutimeve me autoritetet lokale, TAP u ofrua të financonte punimet.
174’000 €
E ndodhur në fshatin Pobrat në Bashkinë e Urës Vajgurore, shkolla dykatëshe ka nëntë klasa ku mësojnë 150 nxënës dhe dy klasa që shërbejnë si kopsht për 37 fëmijë.
Projekti i rehabilitimit filloi në Prill 2018. Abkons, kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet ndërsa Beis shpk dhe Pienvis shpk i realizuan punimet ku u punësuan afërsisht 40 persona.
Punimet konsistuan në aplikimin e veshjeve termo-izoluese në të gjithë fasadën, ndërtimin e shkallëve të jashtme të emergjencës, instalimin e fikseve të zjarrit dhe riparimin e murit rrethues dhe themelet e tij.
Një gropë septike ekzistuese u riparua dhe u instalua linja elektrike për të ndriçuar hapësirën e jashtme. U ndërtua zona e sporteve që përfshin dhe fushë për futboll, basketboll dhe volejboll.
Pas këtij transformimi, shkolla “Tre Dëshmorët” iu dorëzua Bashkisë së Urës Vajgurore në Shtator të vitit 2018.