Spring naar inhoud
Urgjencë

Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë, e restauruar nga TAP dhe Ministria e Kulturës hap dyert për publikun

Tiranë, Shqipëri. Si pjesë e programit të investimeve Social Mjedisore (SEI), gazsjellësi Trans- Adriatik (TAP- AG), së bashku me Ministrinë e Kulturës bashkë financuan restaurimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë (UAT).
Ndërtesa, e cila gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë II. Hapi dyert për publikun në 20 tetor 2023 me një mbrëmje Gala, të organizuar në “Ditën e Artistëve”.

TAP ka financuar 1.7 milionë Euro për restaurimin e Sallës së Koncerteve, i cili përbën edhe një prej investimeve SEI me vlerë më të lartë në Shqipëri, duke iu shtuar listës së gjatë të investimeve në edukim, infrastrukturë, kulturë dhe mjedis. Gjithashtu, TAP ka financuar  studimin e fizibilitetit dhe pregatitjen e projektit inxhinierik të detajuar me një vlerë shtesë prej 150,000 Euro.

Salla e Koncerteve të Universitetit të Arteve, e cila është ndërtuar në vitin 1942, është projektuar nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe konsiderohet si pikë referimi për arkitekturën shqiptare të periudhës së mes shekullit të 20-të.

Në eventi i pare në Sallën e Koncerteve të restarruar mori pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministria e Kulturës, Elva Margatiti, Rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Caushi, si edhe shumë artistë të mirënjohur, të cilët kanë performuar ndër vite në këtë sallë.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it tha, “TAP-i ka qenë gjithmonë i angazhuar në mbështetje të kulturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Jam i emocionuar të shoh publikun që ndjek këtë Mbrëmje Gala, shfaqja e parë në këtë ndërtesë historike të restauruar. Salla e Koncerteve në UAT është pikë referimi për artet performuese në vend.”

Malfor Nuri, Drejtor Vendi për TAP në Shqipëri tha, "Përgjatë viteve këto ambiente mbresëlënëse kanë pritur një sërë aktivitetesh kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare. Jam i lumtur që arritëm të përmbyllim këtë projekt duke respektuar historinë dhe arkitekturën e kësaj ndërtese. Jam i emocionuar që kjo sallë rifillon të mirëpresë aktivitete si shfaqje teatrale, dhe koncerte, që do t’i shërbejë banorëve të Tiranës dhe komunitetit të gjerë të artit skenik shqiptar.”

Duke marrë parasysh statusin e veçantë të godinës, rinovimi i saj kërkon kujdes dhe ekspertizë të veçantë teknike. Ndaj, projekti bashkoi një sërë partnerësh, si Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe TAP, në cilësinë bashkëfinancuesve të projektit, Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Cooperazione Italiana), Atelier4 dhe Universitetin e Firences në Itali.

Me një përvojë të konsiderueshme në restaurimin e godinave historike dhe objekteve të artit, ka kryer tashmë një studim lidhur me qasjen e konservimit dhe do të vijojë të monitorojë dhe të mbështesë zbatimin e këtij projekti.