Spring naar inhoud
Urgjencë

Ndërtimi Nga e Para e Shkollës "Llukë Mita" në Konizbaltë, Ura Vajgurore

Shkolla fillore “Llukë Mita” ndodhet në fshatin Konizbaltë, në Bashkinë e Urës Vajgurore. Shkolla, përpos qëllimit kryesor, shërbente dhe si kopsht. Gjendja e ndërtesës ishte e papërshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor. Duke qenë se rehabilitimi i shkollës ishte një nga përparësitë e autoriteteve vendore, TAP vendosi ta përfshinte ndërtesën në listën e Investimeve Sociale dhe Mjedisore. Shkolla e ndërtuar nga e para ofron kushte optimale mësimi për 70 nxënës dhe për 30 fëmijët e kopshtit.

633’000 € Investim

Ekspertët vlerësuan ndërtesën e vjetër dhe dolën në përfundimin që shkolla ishte tepër e amortizuar. TAP vendosi ta shembi godinën ekzistuese dhe të ndërtoi nga e para një godinën e re, bashkë me hapësirat e jashtme ku mund të luajnë fëmijët e kopshtit.

Tani ndodhen dy ndërtesa të bashkuara me njëra tjetrën por me hyrje të veçanta. Ndërtesa e kopshtit është njëkatëshe me sipërfaqe 105 m2 dhe shkolla është ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 908 m2.

Ndërtesa e re përfshin 12 klasa (2 për fëmijët e kopshtit), 2 laboratorë, një librari, një palestër, tualete për djemtë, vajzat dhe stafin mësimdhënës. Për ndërtimin e dyshemesë, suvatimin e jashtëm dhe të brendshëm dhe tualetet, janë përdorur materiale të standardeve më të larta.  TAP ka realizuar edhe mobilimin.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua sistemit të ujit dhe energjisë. Fasada e jashtme është e gjitha me termo-izolim. TAP ka zbatuar standarde të larta sigurie duke instaluar sistemin kundër zjarrit dhe shkallë për dalje emergjence.

Ndërtimi i shkollës “Lluke Mita” në Konisbaltë filloi në Prill 2018 dhe iu dorëzua Bashkisë së Urës Vajgurore në Nëntor 2018. Shkolla u përurua në Dhjetor të vitit 2018. Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj si edhe përfaqësues të TAP.

Abkons, kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet ndërsa Beis shpk dhe Pienvis shpk i realizuan punimet ku u punësuan afërsisht 120 persona.