Spring naar inhoud
Urgjencë

Pastrimi i Lumit Osum në Qytetin e Beratit

“Pastrojmë Shqipërinë që duam" ishte një fushatë që zhvillohej nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë muajit Dhjetor të vitit 2017. Pjesë e kësaj fushate ishte pastrimi nga mbeturinat dhe thellimi i Lumit Osum në Berat. TAP iu bashkua kësaj nisme të Ministrisë.

€18,000

Duke mbështetur nismën e ministrisë, TAP ofroi 10 mjete për të pastruar shtratin e lumit në segmentin midis Goricës dhe Urës së Re. U pastrua gjithashtu dhe rruga kryesore që lidh Urën Vajgurore me Beratin. Vullnetarë, nxënës të shkollave dhe forcat e armatosura mbollën pemë përgjatë rrugës.

Në këtë  aksion u përfshinë gjithashtu Prefektura e Beratit, Bashkia e Beratit dhe Urës Vajgurore si edhe disa kompani private.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke falënderuar pjesëmarrjen e TAP tha: “Kjo ndihmë është e domosdoshme për banorët e Beratit, për të pasur një mjedis të shëndetshëm që promovon turizmin dhe për të shmangur përsëritjen e përmbytjeve në të ardhmen.”