Spring naar inhoud
Urgjencë

Rehabilitimi i shkollës "7 Dëshmorët" në Roskovec

Shkolla "7 Dëshmorët” ndodhet në fshatin Strumë, pjesë e Bashkisë së Roskovecit. Ndërtuar në vitin 1997, kjo shkollë nuk ishte rinovuar asnjëherë. Falë investimit të TAP-it në rinovimin e kësaj shkolle, 290 nxënës dhe 14 mësues tashmë përfituan nga kushtet moderne të studimit. Duke marrë parasysh kapacitetin në rritje të shkollës, 50 nxënës më shumë pritet të ndjekin arsimin në këtë shkollë.

€546,000 investim

Punimet rehabilituese të TAP-it u projektuan për rinovimin tërësor të ndërtesës 2-katëshe me sipërfaqe të brendshme prej rreth 2.000 m2 dhe sipërfaqe të jashtme prej 2.900 m2. Punimet përfshinë instalimin e një sistemi të ri alarmi zjarri dhe shkallë të daljes në emergjence, duke e bërë një nga shkollat e para në Shqipëri të pajisura me sistem evakuimi sipas standardeve ndërkombëtare.

Për më tepër, izolimi termik i ndërtesës rrit përdorimin me efikasitet të energjisë në shkollë. Janë zëvendësuar dyert dhe dritaret ekzistuese, janë instaluar sisteme të reja elektrike, të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe janë shtuar tualetet.

Rinovimi i shkollës nisi në qershor të vitit 2017. Projekti u zbatua nga kompania shqiptare B-93, ku punuan 120 punonjës. Punimet u drejtuan nga Abkons, kontraktuesi i projekteve sociale të TAP-it.

Shkolla u autorizua dhe iu dorëzua Bashkisë Roskovec në shtator të vitit 2017, gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, drejtues të TAP-it dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë inauguruan shkollën në nëntor të vitit 2017.