Rehabilitimi i Sistemit Vaditës Kuç-Bilisht
Edhe tokat më të mira kanë nevojë për vaditje në mënyrë që të prodhojnë në kapacitetin e tyre të plotë.
181,000 € Investim
I vendosur për të ndihmuar, TAP filloi diskutime të hollësishme me autoritetet lokale dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për t’u siguruar që mbështetja e ofruar ishte në linjë me përpjekjet e tyre për të ndihmuar agrikulturën në këtë rajon.
Tashmë, më shumë se 2’000 persona përfitojnë nga investimi i TAP. Mbi dy kilometra kanale vaditëse dhe kulluese janë rehabilituar që rrisin prodhimtarinë e më shumë se 130 hektarësh tokë të punueshme.
Në Korrik 2018, sistemi vaditës iu dorëzua Bashkisë së Devollit, e cila tani është përgjegjëse për mirëmbajtjen e tij.