Spring naar inhoud
Urgjencë

Programi i Ndërgjegjësimit për Shëndetin dhe Sigurinë Rrugore

Trafiku rrugor vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore të sigurisë në Shqipëri. Në vitin 2016, 269 persona humbën jetën për shkak të aksidenteve rrugore. Në përgjigje të kësaj situate, TAP-i ndërmori një program ndërgjegjësimi dhe edukimi të përqendruar te nxënësit dhe komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

€140,000 investim

Përpjekjet e TAP-it për edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore shkojnë përtej zbutjes së rreziqeve të ndërtimit të gazsjellësit. TAP-i synon përmirësimin e kulturës së sigurisë përmes komuniteteve vendase, duke ndarë përvoja dhe sjellje të dobishme për sigurinë. Në diskutimet për sigurinë në ambientet e shkollave, TAP-i e mbështet Ministrinë e Arsimit për ndryshimin e sjelljeve dhe zhvillimin e prirjeve të dobishme që në moshë të hershme.

Programi i Ndërgjegjësimit për Sigurinë përfshinte:

  • 5 workshop-e me mësues nga 70 shkolla
  • 1.232 orë trajnimi për 154 mësues
  • 1.851 studentë të trajnuar nga ekspertët
  • 5.811 nxënës të trajnuar nga mësuesit
  • 22.986 orë trajnimi mbi sigurinë rrugore për 7.762 nxënës në 70 shkolla, përgjatë rrugës së transportimit të tubave
  • 1.000 punime arti mbi temat e HSE-s (vizatime, ese) përgatitur nga studentët e trajnuar
  • 700 anëtarë të 18 komuniteteve ndoqën trajnimet mbi sigurinë rrugore
  • u trajnuan për dhënien e ndihmës së parë 82 punonjës nga 8 qendra shëndetësore
  • u shpërndanë 800 broshura mbi sigurinë rrugore në komunitetet vendase
  • u shpërndanë 16.000 broshura mbi sigurinë rrugore në 70 shkolla
  • u vendosën 50 kënde për sigurinë rrugore në 50 shkolla