Rehabilitimi i Shkollës "Fuat Babani" në Bilisht
Shkolla e Mesme “Fuat Babani” me më shumë se 800 nxënës të regjistruar, është një nga shkollat më të mëdha në Bilisht, Bashkia Devoll. Gjatë dekadave të fundit, ambientet e shkollës kishin degraduar në mënyrë graduale. Duke qenë se TAP-i kujdeset për nevojat e komuniteteve, ai vendosi të rikonstruktojë këtë shkollë të rëndësishme. Në shtator të vitit 2017, shkolla e rikonstruktuar hapi dyert për të mirëpritur nxënësit për një vit të ri akademik.
€600,000 Investim
Shkolla përbëhet nga një ndërtesë kryesore dhe nga palestra. Projekti i rikonstruksionit rriti kapacitetin e shkollës duke ndërtuar edhe dy godina të reja, që janë të pajisura me tualete të reja dhe ambiente teknike për pompat e depozitave të ujit dhe sistemin e ngrohjes.
Ambientet e rikonstruktuara tashmë kanë termo-izolim efikas, një sistem modern ngrohjeje, ventilimi dhe ajri të kondicionuar (HVAC), si dhe mobilie të reja në klasa. U instaluan gjithashtu edhe një sistem për sigurinë nga zjarri, shkallë emergjence, dyer e dritare të reja, ndërkohë që u rindërtua çatia dhe u shtrinë instalime tërësisht të reja elektrike dhe hidraulike.
Projekti u zbatua nga sipërmarrja e përbashkët midis AD-Star dhe Kefa sh.p.k, që shumicën e punëtorëve të përfshirë e punësoi nga komuniteti vendas. Abkons, kontraktori i TAP për zbatimin e Investimeve Sociale dhe Mjedisore, ka kryer menaxhimin e kontratës ndërsa Illyrian Consulting Engineers administroi punimet e ndërtimit.
Shkolla u komisionua dhe iu dorëzuar Bashkisë së Devollit në shtator të vitit 2017, gati për fillimin e vitit të ri shkollor.
- Emri i skedarit
- Madhësia e skedarit
- Ndryshimi i fundit