Rehabilitimi i Shkollës "Hasan Ngjela" në Fshatin Veterik, Berat
Kur shkolla e fshatit ishte në kushte të papërshtatshme për të kryer procesin mësimor, TAP punoi me autoritetet lokale për të rehabilituar godinën.
188’000 €
Shkolla dhe kopshti “Hasan Ngjela”, me rreth 180 fëmijë, ndodhet në qendër të fshatit Veterik. Ndërtesa kishte shumë lagështirë dhe nevoja për rikonstruksionin e saj ishte e menjëhershme. Bashkia e Beratit e kishte me shumë përparësi dhe kërkoi për ndihmë.
TAP pranoi të financojë rehabilitimin dhe punimet filluan në Maj të vitit 2018. U ndërtua një çati e re dhe fazada e jashtme ka izolim termik. Tualete të reja u ndërtuan brenda shkollës dhe u hap një pus i cili furnizon shkollën me ujë. Tashmë shkolla ka shkallë për daljen emergjence dhe sistem për mbrojtjen nga zjarri. Oborri është sistemuar me është rrethuar.
Kompania shqiptare Leon Konstruksion mori përsipër zbatimin e projektit, e mbikëqyrur nga Abkons, kontraktori i TAP për projektet sociale dhe mjedisore në Shqipqeri.
Punimet përfunduan brenda gjashtë muajsh dhe shkolla e rehabilituar iu dorëzua Bashkisë Berat në Tetor 2018.
Tashmë, në qendër të fshatit Veterrik ndodhet shkolla “Hasan Ngjale”, e rehabilituar, më e sigurt dhe më moderne.