1,000 Pemë për Qytetin e Tiranës
Mjedisi dhe siguria janë në thelb të projektit TAP. Në mars të vitit 2018, TAP-i iu bashkua fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve duke dhuruar 1,000 selvi për Parkun e Liqenit Artificial të kryeqytetit. Investimi kishte një vlerë prej 50,000 euro. Pemët e para u mbollën nga punonjësit e TAP-it dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
€50,000 investim
Nisma e Bashkisë së Tiranës synon të shtojë hapësirat e gjelbra urbane, si dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët e kryeqytetit.
1,000 selvitë e dhuruara nga TAP-i janë kontributi më i madh që një shoqëri i ka ofruar ndonjëherë qytetit të Tiranës.
Selvitë janë mbi 2.5 metra të larta dhe janë blerë nga furnitorë të certifikuar. Të gjitha këto pemë do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, duke ndihmuar në krijimin e brezi të gjelbër përgjatë kryeqytetit, të quajtur “Pylli Orbital”.
Kryebashkiaku Veliaj përshëndeti investimin e TAP-it: “TAP është një shembull i shkëlqyer se çdo të thotë të jesh një korporatë e përgjegjshme.”