Spring naar inhoud
Urgjencë

Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit

Kur furnizimi jetësor me ujë i komuniteteve pritëse ishte në nevojë serioze për rehabilitim, TAP ishte atje për të ndihmuar.

556,500 € investim

Zona e Mbrostarit përbëhet nga një grup fshatrash (Petovë, Makaj, Verri, Kallm, Mojalli) në Bashkinë e Fierit. Ujësjellësi i vjetër nuk përmbushte dot nevojat e komunitetit prej 10’500 banorësh.

TAP ra dakord të ndihmonte në rehabilitimin e tij. Një kompani shqiptare, Albstar, mori përsipër zbatimin e projektit, e supervizuar nga Abkons, kontraktori i TAP për menaxhimin e Investimeve Sociale dhe Mjedisore në Shqipëri.

Brenda një periudhe gjashtë mujore, duke punësuar rreth 50 persona, u hapën dy puse të reja. Gjithashtu u krye rindërtimi i dhomës së shpërndarjes, dhomës së dezinfektimit dhe teknologjisë dhe rehabilitimi i depozitave. I gjithë rrjeti mëparshëm i amortizuar është zëvendësuar nga e para. Punimet përfunduan në Mars të 2018.