Ndërtimi i Urës me dy korsi në Çorovodë
Ura kryesore në qytetin shqiptar të Çorovodës ishte e ngushtë, në kushte jo të mira dhe kishte vetëm një korsi qarkullimi. Ura lehtëson aksesin për në spitalin e qytetit të Çorovodës dhe pika të tjera turistike në këtë zonë të Shqipërisë. TAP-i ndërhyri dhe ndërtoi një urë me dy korsi, e cila lejon tashmë transport më të sigurt duke mbështetur kështu ekonominë dhe turizmin vendas.
124,000 € investim
Më shumë se 15,000 njerëz të cilët jetojnë në Çorovodë dhe fshatrat përreth por edhe shumë turistë e përdorin urën e rehabilituar çdo ditë. Turizmi - një burim i rëndësishëm të ardhurash për zonën - përfiton shumë nga ky rehabilitim. Shumë turistë e përdorin këtë infrastrukturë në verë, gjatë vizitës në pikat turistike natyrore në jug të Shqipërisë, siç janë dhe Kanionet e Osumit. Ura është e vetmja infrastrukturë e cila lidh pjesët veriore dhe jugore të Çorovodës.
Punimet rehabilituese zgjatën rreth tre muaj. Ura kishte nevojë për një strukturë tërësisht të re, bazament të përforcuar si dhe zgjerim me një korsi të re qarkullimi. Ura u zgjerua me tetë metra, ku përfshihen dy korsi, secila tre metra e gjerë, dhe dy trotuare të cilët janë secili një metër të gjerë.
Në ceremoninë e përurimit, më 1 tetor 2016, morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu dhe autoritete të tjera të qeverisjes vendore.