Spring naar inhoud
Urgjencë

Mobilimi Tërësor i Bibliotekës së Beratit

Biblioteka “Vexhi Buharaja” është e vetmja në qytetin e Beratit dhe i ka ofruar libra qytetarëve që në vitin 1973.

€121,000

Pas rikonstruksionit të godinës së saj në vitin 2016, biblioteka nuk mund të hapej për shkak të mungesës së mobilimit të përshtatshëm të sallave të leximit dhe të arkivës. Raftet ishin të tej mbushura dhe shumë prej 35’000 librave të bibliotekës mbaheshin në dysheme.

Falë investimit të TAP, lexuesit mund të përdorin të tria sallat e leximit të bibliotekës “Vexhi Buharaja”. Arkiva është pajisur me rafte të përshtatshme për sistemimin dhe ruajtjen e librave.

Gjithashtu, TAP e ka pajisur bibliotekën me sistem mbrojtës ndaj zjarrit dhe ka dhuruar 400 libra (tituj të rinj), duke e pasuruar më tej fondin e bibliotekës.

Në ceremoninë e organizuar për rihapjen e bibliotekës, në mars të vitit 2018, të parët që morën kartat e anëtarësimit ishin një grup nxënësish nga Berati.