Projektet SEI në Shqipëri
TAP mbështet një gamë të gjerë projektesh për komunitetet nëpër të cilat kalon gazsjellësi.
TAP ruan dialog të vazhdueshëm me komunitetet vendase dhe të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri për të zhvilluar projekte të përbashkëta të Investimeve Sociale dhe Mjedisore (SEI) që mbështesin prioritetet e zhvillimit të komuniteteve.
Fushat prioritare të investimeve përfshijnë:
- Infrastruktura komunitare: përfshirë shkollat dhe furnizimin me ujë.
- Mjetet e jetesës: duke e vënë theksin në nismat në bujqësi.
- Edukimi dhe trajnim: duke përfshirë një program praktike pune.
- Siguria e komunitetit: akses në materiale mjekësore, ndërgjegjësim dhe mbështetje për shërbimet emergjence.
Projekte të spikatura
Përmes programit SEI të TAP-it në Shqipëri janë zbatuar një sërë projektesh që kontribuojnë në kauza sociale, humanitare dhe nisma të tjera të rëndësishme, te cilat përfshijnë:
- projekte edukimi, përfshirë ndërtimin dhe/ose rinovimin e 13 shkollave, kopshteve dhe çerdheve, tre raunde programe praktike për studentët universitarë, mobilimi i plotë të Bibliotekës së Qytetit Berat
- rindërtimi i rrjeteve të furnizimit me ujë në Mbrostar dhe Stropan
- restaurimi dhe rinovimi i ndërtesës rumune në Korçë dhe transformimi i saj në Muzeun Gjon Mili
- projekte ekoturizmi dhe mjedisore, duke përfshirë ndërtimin e strukturave panoramike në Kanionin Osumit, mbjelljen e 1,000 pemëve në Tiranë dhe pastrimin e lumenjve dhe plazheve. Disa nga këto projekte janë zbatuar në bashkëpunim me partnerë lokalë, si Fondi Amerikan për Zhvillim.
- zhvillimi i një fushate ndërgjegjësimi për sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë, e synuar për komunitetet lokale, duke siguruar uniforma dhe pajisje zjarrfikëse
- projekte bujqësore, përfshirë ndërtimin e një tregu ushqimor të freskët në qytetin e Korçës dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes në komunat Fier, Devoll dhe Ura Vajgurore
Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë, e restauruar nga TAP dhe Ministria e Kulturës hap dyert për publikun
Si pjesë e programit të investimeve Social Mjedisore (SEI), gazsjellësi Trans- Adriatik (TAP- AG), së bashku me Ministrinë e Kulturës bashkë financuan restaurimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë (UAT).
Ndërtesa, e cila gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë II. Hapi dyert për publikun në 20 tetor 2023 me një mbrëmje Gala, të organizuar në “Ditën e Artistëve”.