Spring naar inhoud
Urgjencë

Kërko

Ju keni kërkuar për të "cost", kjo dha 445 rezultate.

Programi i Ndërgjegjësimit për Shëndetin dhe Sigurinë Rrugore

Trafiku rrugor vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore të sigurisë në Shqipëri. Në vitin 2016, 269 persona humbën jetën për shkak të aksidenteve rrugore. Në përgjigje të kësaj situate, TAP-i ndërmori një program ndërgjegjësimi dhe edukimi të përqendruar te nxënësit dhe komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Ballkonet Panoramike mbi Kanionin e Osumit

Të vizitoje Kanionin e Osumit, një nga pikat më të bukura turistike të Shqipërisë, ishte e vështirë dhe e rrezikshme. TAP-i dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) bashkëpunuan për ndërtimin e dy platformave panoramike moderne, duke i mundësuar akses më të mirë dhe më të sigurt më shumë se 15,000 turistëve, të cilët vizitojnë këtë vend çdo vit. Investimi i përgjithshëm arriti...

1,000 Pemë për Qytetin e Tiranës

Mjedisi dhe siguria janë në thelb të projektit TAP. Në mars të vitit 2018, TAP-i iu bashkua fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve duke dhuruar 1,000 selvi për Parkun e Liqenit Artificial të kryeqytetit. Investimi kishte një vlerë prej 50,000 euro. Pemët e para u mbollën nga punonjësit e TAP-it dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Programi i Praktikave Profesionale

TAP po zhvillon një Program Praktike Profesionale në Shqipëri, me qëllim që profesionistët e rinj, të arrijnë të kenë sukses edhe jashtë auditorëve të universiteteve. Përgjatë një periudhe gjashtë mujore, një grup i vogël studentësh të talentuar, do të kenë mundësi të punojnë në sektorët kryesorë të projektit dhe të trajnohen nga ekspertët më të mirë në industrinë e energjisë. Dy raundet e...

Rehabilitimi i shkollës “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli, Fier

Shkolla “Thanas Ikonomi” ndodhet në fshatin Grecalli, në Bashkinë e Fierit. Ndërtuar në vitin 1975, shkolla ishte shkatërruar gradualisht deri në gjendjen që disa nxënës ndaluan së frekuentuari atë, për shkak të kushteve të sigurisë. TAP-i vendosi t’i rehabilitojë të gjitha ambientet e jashtme dhe të brendshme të shkollës. Tashmë më shumë se 210 nxënës ndjekin mësimin në kushte më të mira.

ESIA Italy - Additional documents (in Italian)

On 17 April 2014, TAP, well ahead of schedule, submitted additional documents for integration into the ESIA application to the Ministry of Environment and of Cultural Heritage in Italy and to all the relevant authorities involved in the authorization procedure.These integrations were requested by the Ministries on 18 and 20 March 2014. The documentation consists of one comprehensive file and 17...

TAP Përfundon Fazën e Parë e Përmirësimit të Rrugëve dhe Urave Ndihmëse në Shqipëri

Në fund të vitit 2016 Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG përfundoi fazën e parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, përmirësimin e rreth 58 km rrugë ndihmëse, ndërtimin e dy urave të reja dhe përmirësimin e strukturës së 40 urave të tjera.

TAP-i Kalon Për Herë të Parë Gaz Natyror në Seksionin Grek të Tubacionit, në kuadër të Fazës së Testimit

Më 25 nëntor, TAP kaloi për herë të parë gaz natyror në një segment me gjatësi 2 km të tubacionit në Greqi, midis Lumit Evros dhe stacionit të kompresorëve në Kipoi. Kjo është faza fillestare e procesit të kolaudimit të tubacionit për të parë nëse infrastruktura është tërësisht e sigurt dhe e gatshme për funksionim pas përfundimit të procesit, në përputhje me standardet kombëtare dhe...

TAP Lidh Kontratë me Corinth Pipeworks S.A. për Tubat e Linjës në Pjesën Tokësore

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë me Corinth Pipeworks S.A. që do të furnizojë projektin me rreth 495 km tuba linje me diametër 48 inç për pjesën e Gazsjellësit Trans Adriatik që do të përshkojë Greqinë. Kjo kontratë përfshin rreth 270.000 ton tuba linje.

Snam S.p.A. i bashkohet aksionarëve të TAP-it me blerjen e 20% të aksioneve në projekt nga Statoil

TAP ka kënaqësinë të njoftojë se Snam S.p.A. (Snam) së shpejti do t’i bashkohet grupit të aksionarëve të TAP-it, duke blerë 20% të aksioneve në projekt nga Statoil. Transaksioni pritet të përmbyllet deri brenda fundit të vitit 2015. Pas mbylljes, struktura aksionare e TAP-it do të përbëhet nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A (20%), Fluxys (19%), ENAGAS (16%) dhe Axpo (5%).

Kryefaqja

TAP është një Operator i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe një Operator i Pavarur Transmetimi (OPT), i cili iu jep mundësinë transportuesëve të interesuar të transportojnë gaz në mënyrë të sigurtë, të besueshme dhe efikase. TAP-i punon me standarde operacionale dhe sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare.