Spring naar inhoud
Urgjencë

Kërko

Ju keni kërkuar për të "snam", kjo dha 282 rezultate.

Njoftim i Privatësisë

                                                                                                                                                                                                                                                 Ky Njoftim i Privatësisë është përditësuar në 16 korrik 2024

TAP Hap Ftesën për Tender për Blerjen e Gazit që do të përdoret për Aktivitetin Operacional

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP- AG) do të publikojë në faqen e tij zyrtare, një përmbledhje të një Ftese për Tender (ITT), për blerjen e sasive të nevojshme të gazit për veprimtaritë operacionale, duke përfshirë edhe furnizimin me karburant të stacioneve kompresorë në 28 mars 2025.

Gazsjellësi Trans Adriatik Nis Vlerësimin e Tregut

TAP ka nisur vlerësimin e tregu duke i lejuar transportuesve të gazit natyror të shprehin interesin e tyre. Kështu në një fazë të mëvonshme mund të kenë akses në kapacitetet e reja dhe afatgjata të TAP, duke mundësuar kështu zgjerimin e kapacitetit të gazsjellësit në të ardhmen. Vlerësimi i tregut do të kryhet në dy faza kryesore: faza jo-detyruese, që nis në datën 1 korrik 2019, e ndjekur nga...

TAP Vlerësohet me Çmimin e Filantropisë për Kontribut në Nivel Kombëtar

Tiranë, Shqipëri. Më 22 shkurt 2019, Partnerët Shqipëri i kanë dorëzuar Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) Çmimin e Filantropisë për Kontributin Social në Nivel Kombëtar. Ky çmim iu dha TAP për ndërtimin e kopshtit të fshatit Pashalli dhe shkollës së Konizbaltës në bashkinë e Urës Vajgurore, si dhe muzeun “Gjon Mili” në Korçë.

TAP Ndërton Një Kopsht dhe Rikonstrukton Një Shkollë në Bashkinë e Beratit

Berat, Shqipëri. Më 30 janar 2019, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkia e Beratit përuruan zyrtarisht kopshtin e fshatit Dushnik dhe shkollën e fshatit Veterrik. Këto projekte, me vlerë të përbashkët prej rreth 440’000 €, janë pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri.

TAP dhuron 1.5 milion euro për sistemin shëndetësor në Greqi, Shqipëri dhe Itali

Baar, Zvicër. Në TAP, shëndeti dhe siguria vijnë të parat. Ne jemi angazhuar gjithashtu të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës e të ardhurave ekonomike të komuniteteve në gjurmët e TAP-it, në të treja vendet pritëse. Për këtë arsye, Gazsjellësi Trans Adriatik do të dhurojë 1.5 milionë euro për të ndihmuar sistemin shëndetësor në Greqi, Shqipëri e Itali, në luftën kundër pandemisë...

TAP injekton sasitë e Para të Gazit Natyror në Seksionin Shqiptar të Tubacionit, në kuadër të Fazës së Testimit

Tiranë, Shqipëri. Më 20 maj, Trans Adriatik Pipeline (TAP) AG filloi injektimin e sasive të para të gazit natyror në seksionin prej 4 km të gazsjellësit në Shqipëri, nga kufiri greko-shqiptar deri në stacionin matës të TAP-it në Bilisht.

Gazsjellësi Trans Adriatik Përfundon Pjesën Detare

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG ka përfunduar me sukses pjesën detare, prej 105 km, të tubacionit që përshkon Detin Adriatik. Kjo arritje përfshin përmbylljen me sukses të një sërë procesesh, si instalimin e tubave me diametër 36 inç në pjesën detare nga Castoro Sei, mjetin lundrues per shtrirje tubash gjysëm të zhytur të Saipem-it, lidhjen mbi ujë me infrastrukturën tokësore në...

TAP Hap Ftesën për Tender për Blerjen e Gazit që do të përdoret gjatë Fazës së Operacioneve

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) synon, që deri më 22 qershor 2020, të publikojë në faqen e vet të internetit një përmbledhje të një Ftese për Tender (ITT) për blerjen e sasive të nevojshme të gazit për veprimtaritë operacionale, duke përfshirë edhe furnizimin me karburant të stacioneve të kompresorëve. Kjo procedurë tenderimi është pjesë e përgatitjeve për fillimin e fazës së...

TAP nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike të zbuluara gjatë ndërtimit të tubacionit

TAP dhe Ministria e Kulturës nënshkruan një marrëveshje për një projekt, i cili do të katalogojë, konservojë, arkivojë dhe raportojë gjetjet arkeologjike dhe artefaktet e zbuluara gjatë ndërtimit të tubacionit të TAP-it.

Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik

Tashmë kanë përfunduar dy të tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit. Presidenti i TAP-it Walter Peeraer tha: "Paralelisht me veprimtaritë e ndërtimit po përqendrohemi...

TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 10 bcm në Evropë

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 10 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Evropë, nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, në kufirin Greqi-Turqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga sasia 10 miliard metër kub, rreth 8.5 miliard metër kub janë dërguar në Itali.