Spring naar inhoud
Urgjencë

TAP nis konsultimin publik mbi Kodin e Rrjetit

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG do të zhvillojë një konsultim publik mbi rishikimet e propozuara për Kodin e Rrjetit të TAP midis datave 20 dhjetor 2022 dhe 31 janar 2023.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG do të zhvillojë një konsultim publik mbi rishikimet e propozuara për Kodin e Rrjetit të TAP midis datave 20 dhjetor 2022 dhe 31 janar 2023. 

Amendamentet e propozuara, arsyetimi dhe një vlerësim paraprak i kuadrit kohor për zbatimin e këtyre amendamenteve janë përmbledhur në një Propozim për Rishikim. 

Palët e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në konsultimin publik ftohen të dërgojnë komentet e tyre duke dërguar Formularin e Përgjigjes pranë TAP deri më dhe jo më vonë se 31 janar 2023 23:59 CET në adresën e e-mailit public.consultation@tap-ag.com

Marija Savova, Drejtuese Komerciale e TAP, tha: "TAP po punon për të përmirësuar vazhdimisht Shërbimet e Transportit që ofron. Në këtë kuadër, duke u mbështetur edhe në përvojën operacionale të vitit të kaluar, TAP dëshiron të përfshijë disa ndryshime në Kodin e Rrjetit të TAP-it." 

Të gjitha udhëzimet proceduriale për dorëzimin e komenteve dhe dokumenteve përkatëse janë në dispozicion në faqen e Konsultimeve Publike (link).

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve ekzistues dhe të ardhshëm. TAP bashkohet me Interkonektorin Greqi- Bullgari (IGB), i cili filloi aktivitetin tregëtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz Kaspik, përforcon sigurinë e furnizimit me energji edhe në një tjetër shtet Evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.comwww.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht: media@tap-ag.com