TAP nis konsultimin publik mbi Kodin e Rrjetit TAP
Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG po zhvillon një konsultim publik mbi rishikimet e propozuara në Kodin e Rrjetit TAP nga data 12 korrik deri më 12 gusht 2024.
Amendamentet e propozuara, arsyetimi mbështetës dhe një vlerësim paraprak i kuadrit kohor për zbatimin e këtyre amendamenteve janë përmbledhur në një Propozim për Rishikim.
Palët e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në konsultimin publik ftohen të dërgojnë komentet e tyre duke dërguar Modelin e Përgjigjes pranë TAP deri dhe jo më vonë se data 12 gusht 2024 23:59 CET, në adresën e e-mail public.consultation@tap-ag.com.
Marija Savova, Drejtuese Komerciale e TAP, tha: "TAP ka qenë një partner i besueshëm duke kontribuar ndjeshëm në sigurinë e BE-së për furnizimin me energji, konkurueshmërinë dhe integrimin e tregjeve. Për më tepër, që prej fillimit të operimit tregtar, ne kemi punuar për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet dhe ofertat tona tregtare duke zgjeruar portofolin e produkteve tona. Me këtë rishikim të Kodit të Rrjetit të TAP, ne do të dëshironim të prezantonim një produkt 'Brenda ditës'. Kjo do të shtojë opsionet dhe do të ofrojë fleksibilitet për transportuesit tanë për kapacitetin e rezervimit në TAP, si dhe për marketingun e gazit në BE dhe në Komunitetin e Energjisë."
Të gjitha udhëzimet proceduriale për dorëzimin e komenteve dhe dokumentacioni përkatëse janë në dispozicion në faqen e Konsultimeve Publike.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 877 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve ekzistues dhe të ardhshëm. TAP bashkohet me Interkonektorin Greqi- Bullgari (IGB), i cili filloi aktivitetin tregëtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz Kaspik, përforcon sigurinë e furnizimit me energji edhe në një tjetër shtet Evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.
Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.
Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%), Enagás (20%).
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline
Kontakt për Media në anglisht: media@tap-ag.com