Spring naar inhoud
Urgjencë

TAP Hap Ftesën për Tender për Blerjen e Gazit që do të përdoret për Aktivitetin Operacional

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP- AG) do të publikojë në faqen e tij zyrtare, një përmbledhje të një Ftese për Tender (ITT), për blerjen e sasive të nevojshme të gazit për veprimtaritë operacionale, duke përfshirë edhe furnizimin me karburant të stacioneve kompresorë në 28 mars 2025.

Përmbledhja e ITT-së do të përcaktojë kushtet e procedurës së tenderimit, të cilat ҫdo ofertues konsiderohet se i pranon, me anë të pjesëmarrjes në këtë procedurë.

Një formular për Shprehje Interesi (EoI) në version pro- forma do të jetë gjithashtu i disponueshëm në faqen e TAP- it, në mënyrë që palët që kualifikohen, të mund të regjistrojnë interesin e tyre, për të marrë paketën e plotë të Dokumentacionit të Ftesës për Tender.

Një përmbledhje e përgjithshme e procedurës së tenderimit gjendet më poshtë:

Periudha e furnizimit: 1 tetor 2025 deri më 30 shtator, 2027 me mundësi zgjatje të afatit  deri më 30 shtator 2027.

Pikat e dorëzimit:

  • Pika Virtuale e Tregtimit e TAP-it (VTP), e aksesueshme për transportuesit e TAP-it që kanë kapacitet të qëndrueshëm për transportimin me drejtimin përpara, për periudhën në fjalë.
  • Pikat e interkonjeksionit në Melendugno, Nea Mesimvria ose Komotini, të aksesueshme per transportuesit e TAP që prenotojnë kapacitete transportuese me ndërprerje për periudhën në fjalë.

Gjithashtu:

  • Pika e interkonjeksionit në Melendugno, Itali për ridorëzimin gazit të përdorur në Terminalin pritës të TAP.

Informacione të mëtejshme dhe dokumentacioni përkatës për shprehjen e interest janë të disponueshëm këtu.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve. TAP është tashmë i lidhur me Interkonektorin Greqi Bullgari (IGB), i cili filloi operimin tregtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz nga Kaspiku, duke rritur kështu sigurinë e furnizimeve me energji në një vend tjetër evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumëfishta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: bp (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%), Enagás (20%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.comwww.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht: media@tap-ag.com