TAP Rikonstrukton Ujësjellësin e Mbrostarit
Fier, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi gjatë muajit Mars rikonstruksionin e ujësjellësit të Mbrostarit në Bashkinë e Fierit. Ujësjellësi i ri, një investim prej 556’500 eurosh, tashmë i shërben rreth 10’500 banorëve të 6 fshatrave të kësaj zone.
Fier, Albania. In March 2018, the Trans Adriatic Pipeline (TAP) completed the reconstruction of the Mbrostar water supply system in the Municipality of Fier. The new water supply system – an investment amounting to approximately €556,500 – now serves more than 10,000 residents in six villages in this region.
Rikonstruksioni i ujësjellësit të Mbrostarit i ka dhënë zgjidhje problemit me mungesën e ujit në rubinetet e fshatrave Petovë, Makaj, Verri, Kallm, Mojalli dhe Mbrostar. Falë investimit të TAP, i gjithë rrjeti mëparshëm i amortizuar është zëvendësuar nga e para me tubacion polietileni. Gjithashtu, për të rritur kapaciteti furnizues i ujësjellësit, janë hapur dy puse të reja dhe është rehabilituar depo e ujit në Petovë.
Lindita Sotiri, Këshilltare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për Çështjet e Ujit tha: “Falë këtij investimi iu dha zgjidhje një problemi të kahershëm të këtij komuniteti. Jam e bindur që investime të ngjashme do të kemi edhe në të ardhmen jo vetëm në Bashkinë e Fierit por edhe në bashkitë e tjera përgjatë gjurmës së TAP në Shqipëri. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbështesë investimet e TAP që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve.”
Drejtori i Ujësjellësit të Mbrostarit, Pirro Ndreu, lidhur me këtë rikonstruksion u shpreh: “Pas shumë vitesh mund të themi që e kemi zgjidhur problemin me mungesën e ujit në shtëpitë e fshatrave të kësaj zone. Madje për disa shtëpi të fshatit Kallm është hera e parë që uji u vjen në rubinetet e shtëpisë. Për këtë i jemi shumë mirënjohës TAP.”
Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia gjatë përurimit të ujësjellësit të Mbrostarit u shpreh: “TAP po mbështet zhvillimin e komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit me një sërë investimesh në infrastrukturë. Ujësjellësi i Mbrostarit është një prej investimeve Sociale dhe Mjedisore në Bashkinë e Fierit që i përmirësoi jetesën mbi 10’000 banorëve. Edhe në të ardhmen, në partneritet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe qeverisjen vendore ne do të jemi në krah të zhvillimit të komuniteteve.”
Ujësjellësi i Mbrostarit ka një rrjet tubacioni prej rreth 13 kilometrash. Në përbërje të ujësjellësit janë 2 puse me kapacitet total prej 1’200 m3/ditë, 1 depo uji me kapacitet 250 m3 dhe ambientet e trajtimit të ujit të pijshëm, përfshirë sistemi automatik i klorinimit. Rikonstruksioni i plotë i ujësjellësit të Mbrostarit është pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri. Ky është një projekt krejtësisht i financuar nga TAP, duke përfshirë punimet, supervizimin dhe kontratën e menaxhimit.
Punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit të Mbrostarit zgjatën afërsisht 6 muaj dhe për realizimin e tyre u punësuan rreth 50 persona. Zbatimi i projektit u realizua nga shoqëria ndërtuese shqiptare Albstar e supervizuar nga shoqëria Abkons, që është kontraktori i TAP për menaxhimin e Investimeve Sociale dhe Mjedisore në Shqipëri.
|
Investime Sociale dhe Mjedisore të Përfunduara Rikonstruksioni i mjediseve të shkollës “Andon Profka” në Seman të Fierit (Qershor 2015) Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (Tetor 2016) Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (2016) Raundi i parë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2016) Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë (Shkurt 2017) Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (Qershor 2017) Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Thanas Ikonomi” në Fier (Qershor 2017) Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret (Gusht 2017) Rikonstruksioni i plotë i shkollës “7 Dëshmorët”, në Strumë, Roskovec (Shtator 2017) Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (Tetor 2017) Raundi i dytë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2017) Ndihma humanitare për komunitetet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Berat (Dhjetor 2017) Rikonstruksioni dhe pajisja me sistem qendror ngrohje i shkollës “Fuat Babani”, Bilisht (Dhjetor 2017) Pastrimi i shtratit të luginës së lumit Osum në Berat (Dhjetor 2017) Dhurimi i Stolave për sheshin Skënderbej në Tiranë (Janar 2018) Pajisja me kondicionerë e klasave të shkollës “Zylyftar Veleshja” në Çorovodë (Janar 2018) Dhurimi i 1000 pemëve për Bashkinë e Tiranës (Mars 2018) Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier (Mars 2018) Mobilimi dhe dhurimi i 400 librave për Bibliotekën e Qytetit të Beratit (Mars 2018) |
|
Investime Sociale dhe Mjedisore në Zhvillim e Sipër Rikonstruksioni i Muzeut Gjon Mili, Korçë. Raundi i tretë i programit të praktikave profesionale për studentët. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ‘’3 Dëshmorët’’, fshati Pobrat, Ura Vajgurore. Ndërtimi nga e para i kopshtit të fshatit Pashalli, Ura Vajgurore. Ndërtimi nga e para e shkollës "Lluke Mita", fshati Konisbalte, Ura Vajgurore. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në fshatin Veterrik, Berat. Ndërtimi nga e para i kopshtit në fshatin Dyshnik, Berat. Ndërtimi nga e para e shkollës i shkollës "Xhemal Çekini", Uznovë, Berat. Rikonstruksioni i kopshtit Nr.1, Çorovodë, Skrapar. FUND Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut. Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria. TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020. Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube |