TAP Mundëson Mobilimin e Bibliotekës së Beratit
Me datë 29 Mars 2018, përfaqësues të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkisë së Beratit vizituan ambientet e Bibliotekës së Beratit, e cila është mobiluar dhe pajisur nga TAP me sistem mbrojtës ndaj zjarrit. Ky investim prej afërsisht 16’000’000 Lekësh, i shërben më shumë se 100’000 banorëve të qytetit të një-mbi-një dritareve. Si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri, janë mobiluar krejtësisht nga e para tre salla leximi dhe arkiva e bibliotekës “Vexhi Buharaja” duke shënuar edhe rihapjen e bibliotekës pas disa vitesh. Gjithashtu, TAP ka dhuruar dhe 400 libra.
Tiranë, Shqipëri. Me datë 29 Mars 2018, përfaqësues të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkisë së Beratit vizituan ambientet e Bibliotekës së Beratit, e cila është mobiluar dhe pajisur nga TAP me sistem mbrojtës ndaj zjarrit. Ky investim prej afërsisht 16’000’000 Lekësh, i shërben më shumë se 100’000 banorëve të qytetit të një-mbi-një dritareve.
Si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri, janë mobiluar krejtësisht nga e para tre salla leximi dhe arkiva e bibliotekës “Vexhi Buharaja” duke shënuar edhe rihapjen e bibliotekës pas disa vitesh. Gjithashtu, TAP ka dhuruar 400 libra (tituj të rinj) duke e pasuruar më tej fondin e bibliotekës.
Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia, gjatë vizitës në ambientet e Bibliotekës u shpreh: “Vetë TAP është një projekt që do të mundësojë de-karbonizimin e Evropës dhe zhvillimin e vendeve nga ku do të kalojë. Ne besojmë që një e ardhme e qëndrueshme mund të krijohet nëpërmjet edukimit cilësor, përkujdesjes ndaj mjedisit dhe vëmendjes karshi sigurisë teknike. Prandaj dhe TAP po investon kryesisht në këto tri fusha në Shqipëri. Ne ndihemi krenar që mundëm të ndihmonim Bashkinë e Beratit për mobilimin e Bibliotekës dhe vendosjen e sistemit mbrojtës ndaj zjarrit. Tani Biblioteka është funksionale dhe e sigurt.”
Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj, u shpreh: “Kishim një vit që e kishim mbaruar rikonstruksionin e bibliotekës por vetëm sot, falë investimit të TAP për mobilimin dhe sistemin e mbrojtjes ndaj zjarrit, biblioteka mund të ofrojë kushte dhe ambiente moderne për të gjithë lexuesit. Në emër të të gjithë lexuesve unë ju falënderoj për këtë investim tuajin pasi kontributi në dije është e vetmja armë që do tëkrijojë një të ardhme më të sigurt për të rinjtë.”
Pas hapjes së Bibliotekës për publikun, të parët që u regjistruan ishin një grup nxënësish nga gjimnazi i Beratit. Kartelat e lexuesit iu dorëzuan atyre nga Menaxheri i përkohshëm i TAP për Shqipërinë dhe Kryetari i Bashkisë së Beratit.
Biblioteka “Vexhi Buharaja” pas rikonstruksionit të vitit 2016 nuk mundi të hapej për shkak të mungesës së mobilimit të përshtatshëm të sallave të leximit dhe të arkivës. Mungesa e mobilieve e bënte godinën të pamundur përdorimin e sallave nga lexuesit dhe studiuesit ndërsa në arkivën e Bibliotekës vetëm një pjesë e rreth 35’000 librave ishin vendosur nëpër rafte, pjesa tjetër ndodhej në dysheme. Falë investimit të TAP, lexuesit e Beratit mund të përdorin të tria sallat e leximit të Bibliotekës “Vexhi Buharaja” ndërsa arkiva është pajisur me rafte për sistemimin dhe ruajtjen e librave.
Ndjekja e punimeve për mobilimin e Bibliotekës “Vexhi Buharaja” u krye nga kontraktori i TAP për projektet Sociale dhe Mjedisore, Abkons. Gjithashtu, Abkons ka realizuar edhe projektimin e mobilimit të bibliotekës.
Investimet Sociale dhe Mjedisore (ISM) të Përfunduara të TAP në Shqipëri
- Rikonstruksioni i mjediseve të shkollës “Andon Profka” në Seman të Fierit (Qershor 2015)
- Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (Tetor 2016)
- Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (2016)
- Raundi i parë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2016)
- Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë (Shkurt 2017)
- Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (Qershor 2017)
- Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Thanas Ikonomi” në Fier (Qershor 2017)
- Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret (Gusht 2017)
- Rikonstruksioni i plotë i shkollës “7 Dëshmorët”, në Strumë, Roskovec (Shtator 2017)
- Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (Tetor 2017)
- Raundi i dytë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2017)
- Ndihma humanitare për komunitetet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Berat (Dhjetor 2017)
- Rikonstruksioni dhe pajisja me sistem qendror ngrohje i shkollës “Fuat Babani”, Bilisht (Dhjetor 2017)
- Pastrimi i shtratit të luginës së lumit Osum në Berat (Dhjetor 2017)
- Dhurimi i Stolave për sheshin Skënderbej në Tiranë (Janar 2018)
- Pajisja me kondicionerë e klasave të shkollës “Zylyftar Veleshja” në Çorovodë (Janar 2018)
- Dhurimi i 1000 pemëve për Bashkinë e Tiranës (Mars 2018)
- Mobilimi i Bibliotekës së Beratit
ISM në zhvillimin e sipër
- Rikonstruksioni i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier
- Rikonstruksioni i Muzeut Gjon Mili, Korçë.
- Raundi i tretë i programit të praktikave profesionale për studentët
FUND
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.
Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë në vitin 2020.
Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Më shumë rreth TAP-it: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube
Informacione për Media
agim.fjolla@tap-ag.com