TAP u gjendet pranë rreth 1’300 familjeve në nevojë si pasojë e motit të keq Skip to main content

Kthehu pas

TAP u gjendet pranë rreth 1’300 familjeve në nevojë si pasojë e motit të keq

19 janar 2017

 

Për të përballuar situatën tejet të vështirë që është krijuar nga dimri i ashpër, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), ka vendosur që t’u vijë në ndihmë rreth 1’300 familjeve nga 100 fshatra pranë gjurmës së gazsjellësit, dhe jo vetëm. Kjo nismë po organizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, që po ndihmon me pjesën logjistike të rrjetit të kësaj organizate në këto qarqe, dhe me mbështetjen e pushtetit vendor. Me 17 janar filloi shpërndarja e pakove që përmbajnë ushqime dhe batanije, për familjet më në nevojë në qarkun e Fierit, Beratit dhe Korçës. 

 

Engjëllushe Barolli, një nga banorët e Bilishtit tha: “Dimri është gjithnjë më i vështirë për familjet e varfra të fshatit. I jemi mirënjohës TAP-it që mendon për ne në këtë situatë të vështirë.”

Janë rreth 6’000 persona të cilëve u vjen në ndihmë kjo nismë e TAP. Bashkitë e Fierit, Roskovecit, Lushnjës, Beratit, Urës Vajgurore, Skraparit, Poliçanit, Korçës, Devollit dhe Maliqit, mbështetën këtë nismë duke ofruar edhe listat e familjeve më në nevojë.

Gazsjellësi TAP është pjesa Evropiane e Korridorit Jugor të Gazit që do të transportojë gazin natyror nga fusha gazmbajtëse e Shah Deniz II në Azerbajxhanit drejt Evropës. Ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta me komunitetet pranë gjurmës së gazsjellësit është shumë i rëndësishëm për TAP.