Gjashtë vite operim: TAP vazhdon të evoluojë
Më 15 nëntor 2026, TAP shënon gjashtë vjetorin e fillimit të operimit komercial. Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 64 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror janë transportuar në mënyrë të sigurt drejt tregjeve evropiane, duke kontribuar në sigurinë energjetike dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.
Ndërsa TAP hyn në vitin e shtatë të operimit, Kompania vazhdon të evoluojë, me zhvillime të reja në vitin 2026 që përfshijnë kapacitetin, fleksibilitetin e rrjetit dhe dekarbonizimin.
Kapaciteti shtesë afatgjatë prej 1.2 bcm për vit si rezultat i nivelit të parë të zgjerimit është i disponueshëm për transportuesit, duke kulmuar me një projekt shumëvjeçar të nxitur nga Testimi i Tregut 2021. Që nga 1 tetori, pika e ndërlidhjes Nea Mesimvria është gjithashtu fizikisht me dy drejtime, duke krijuar një pikë të dytë hyrëse fizike në TAP dhe duke mundësuar rrjedhën e gazit në të dy drejtimet midis TAP-it dhe sistemit të transmetimit të Greqisë.
Në Shqipëri, TAP vazhdon të mbështesë ambiciet afatgjata të vendit për gazifikim dhe zhvillimin e tregut vendas të gazit, duke përfshirë ofrimin e pikave të daljes për lidhje të ardhshme me rrjetin vendas.
Gjithashtu, TAP ka vijuar rrugëtimin e ndërrmarë në udhën drejt dekarbonizimit. Pas përfundimit të Planit të Menaxhimit të Karbonit 2022–2025 me më shumë se 50 iniciativa dhe reduktime të konsiderueshme të emetimeve të GHG dhe metanit, ne lançuam planin 2026–2030, me qëllim uljen e mëtejshme të intensitetit të emetimeve dhe impaktit të metanit.
Në vitin 2026, TAP gjithashtu arriti Gold Standard Reporting nën nismën Oil & Gas Methane Partnership 2.0 (OGMP 2.0) – kuadër kryesor i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) për raportimin dhe reduktimin e emetimeve të metanit, duke shënuar një moment të rëndësishëm në një rrugëtim që filloi kur TAP iu bashkua iniciativës në vitin 2023. Kjo arritje pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të TAP-it për të forcuar cilësinë dhe transparencën e raportimit të emetimeve të metanit në të gjithë shtrirjen e veprimtarisë operacionale të kompanisë.
Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP, tha: "Gjashtë vite aktivitet operacional tregojnë se çfarë ka sjellë TAP dhe aftësinë e kompanisë sonë për të evoluar më tej. Ky përparim është bërë i mundur falë angazhimit të punonjësve dhe kontraktorëve tanë, mbështetjes së aksionerëve tanë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me palët e interest në Greqi, Shqipëri, Itali dhe më gjerë. Me vështrimin drejt së ardhmes, fokusi ynë është në pëforcimin e qëndrueshmërisë, rezistencës dhe fleksibilitetit të infrastrukturës sonë, përgjigjen ndaj nevojave në ndryshim të tregut dhe sigurimin që TAP të mbetet një interkonjektor evropian strategjikisht i besueshëm."
Ne do të vazhdojmë të mbështesim sigurinë e furnizimit me energji të Evropës, duke forcuar qëndrueshmërinë tonë operacionale dhe duke përgatitur asetet për një sistem energjie progressively të dekarbonizuar.